Konjufca: Nuk pranojmë bosnjëzimin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
14:21 | 15 September 2023
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar takimin dje në Bruksel midis kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq tha se BE-ja ka qasje të pa balancuar.
Konjufca kritikoi BE-në se kërkesat tyre ndaj Kosovës korrespondojnë me kërkesat e Serbisë.
‘’Jo të gjitha marrëveshjet mund të pranohen. Qasja e BE-së është e pa balancuar sepse të gjitha kërkesat që parashtrohen në drejtim të Kosovës korrespondojnë me ato që po na i kërkon neve Serbia. Siç është dorëheqja pa kurrfarë procedure të kryetarëve të komunave, zhvleftësimi i procesit demokratik dhe i ligjshmërisë të institucioneve tona. Të gjitha këto janë kërkesa të Serbisë dhe fatkeqësisht BE-ja po na i kërkon këto. Ne nuk mund ta shkelim shtetin ton’’.
Kryeparlamentari Konjufca tha se nuk pranojnë themelimin e një asociacionin që është kundër kushtetues.
“Është e papranueshme për Kosovën. Kjo ka qenë edhe arsyes në shtator palët kanë pasur një përpjekje shtesë për të ja dhënë një zgjidhje ngërçit që është krijuar përmes asaj që me zgjerua përmbajtjen e marrëveshjes dhe më bë gjithëpërfshirëse që me ja rritë substancën politike. Përmes marrëveshjes së Ohrit është përpjekur që me u rregullua marrëdhënia e jashtme Kosovë-Serbi dhe këtë e rregullon neni 2 i marrëveshjes së Ohrit ku thotë se shtetet do të funksionojnë si dy shtete sovrane sipas principeve të kartës së Kombeve të Bashkuara. Dhe në këtë kuadër të transformimit të marrëdhënieve kur ato bëhën miqësore Kosova e themelon Asociacionin. Përndryshe Kosova nuk ka obligim që të ja jep Asociacionin Serbisë dhe ne të mbetemi të panjohur nga ana e Serbisë e të luftohemi, kjo do të ishte katastrofike dhe me pasoja të mëdha”.
Kryeparlamentari Konjufca tha se nuk pranojnë Bosnjëzimin e Kosovës.
“Nuk do të lodhemi kurrë që edhe më tutje të argumentojmë me bashkësinë ndërkombëtare se kjo është një pozicionim që Kosova nuk hec dorë sepse po të hicte dorë mund të qojmë në Bosnjëzimin e Kosovës. Populli e ka votu VV-së për ta stopuar procesin e Bosnjëzimin e Kosovës. Asociacioni është pranuar prej qeverive të kaluara nuk mund ta kthejmë në pikën zero. Ne e kuptojmë që Kosova nuk ka kapacitete me kthy në zero atë proces. Por, në mënyrë që me realizua ne obligimin tonë, a mund të na garantoni që Serbia nuk do ta përdor këtë mekanizëm për me minu shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare nuk po jep garanci. Bashkësia ndërkombëtare duhet me dhanë garanca të fuqishme jo vetëm fjalë goje”, deklaroi Konjufca.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































