Lajme

Humb jetën 27-vjeçari shqiptar në Itali

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 13 Shtator 2023

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së martës në Circonvallazione Oriani, një zonë në Verona të Italisë, ku një shqiptar ka humbur jetën.Mediat e huaja, bëjnë me dije se viktimë ka mbetur i riu shqiptar 27-vjeçari Redon Qevani.

Mësohet se 27-vjeçari u përfshi në aksident pasi humbi kontrollin e motorit tip Yamaha R6 ku udhëtonte.Dyshimet janë që aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e hutimit të motoçiklistit, shpejtësisë ose keqfunksionimit të motorit.

Të tjera media shkruajnë se në vendin e aksidentit pas ngjarjes shkuan mbi 30 të afërm të viktimës.I trishtë është fakti se i riu do të bëhej së shpejti baba i një djali. Në vendin e ngjarjes ishte e pranishme edhe gruaja e viktimës.

-Advertisement-

Mediat shkruajnë se një prej të afërmve i ka vënë zjarrin motoçikletës pa bërë të ditur arsyen.Policia po merret me hetimin e ngjarjes.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy