Sport

Merr fund gjithçka, përfundon rrugëtimi i Kosovës për kualifikim në Euro 2024

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 12 September 2023

Rumania ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen me Kosovën, kështu duke vulosur fitoren. 

Mihalia shënoi për 2:0, në minutat shtesë të ndeshjes, shkruan gazeta online Reporteri.net. Ky rezultat vjen pas golit të epërsisë të cilin e shënoi me shumë precizitet rumuni Nicolae Stanciu, në minutën e 83-të.

Me këtë humbje, Kosova ka humbur edhe shpresat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2024.

-Advertisement-

Përfaqësuesja e Kosovës e kishte startuar pjesën e dytë të lojës me një lojtar më pak, pasi Vedat Muriqi u përjashtua me karton të kuq.

Muriqi veçse kishte një karton të verdhë, ndërsa të kuqin e mori sonte pasi goditi me bërryl lojtarin kundërshtar.

Kujtojmë se ndeshja Kosovë-Rumani po përcillet me shumë tensione. Ajo u ndërpre për pak minuta për të vazhduar sërish pas thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë “Kosova është Serbi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera