Rama: Bashkë me LDK’në po bëjmë punë transformuese të paparë, s’kam librezë të partisë
Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 12 September 2023
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka shpjeguar më gjerësisht deklaratën e tij që nuk është pjesë e LDK-së, përkundër që ka garuar për postin e të parit të kryeqytetit me këtë parti.
Ai tha se kjo është ditur që nga fillimi dhe ka lavdëruar gatishmërinë e LDK-së dhe votuesve të saj që të pranojnë dikë edhe nga jashtë.
“S’e di pse është bërë lajm sepse prej fillimit ka qenë ky qëndrimi im. Unë nuk jam në strukturat e LDK-së dhe nuk jam pjesë e LDK-së dhe këtë e kam thënë që nga fillimi. Edhe me Lumirin e kemi biseduar qysh nga fillimi. Por, unë së bashku me LDK-në kemi garuar dhe e kemi fituar Prishtinën. S’jam as anëtar. Kjo është përparësia e LDK-së, ky është vizioni dhe mendjehapësia që nuk ke nevojë që të jesh përbrenda për të punuar së bashku për një të mirë të përbashkët”, ka thënë Rama.
Rama U pyet edhe nëse mund të penalizohet për këtë deklaratë nëse synon edhe një mandat tjetër me LDK-në.
“S’mendoj që kjo ndodh derisa unë jam këtu dhe kryej punë dhe ne po kryejmë punë fantastike. Qytetarët e shohin këtë. Unë bashkë me LDK-në jemi duke e kryer një punë transformuese, të paparë më parë dhe këtë qytetarët e shohin. Ata na votojnë ose na ndëshkojnë për punë, pa marrë parasysh a e kam unë librezën e partisë apo jo”, ka deklaruar ai në Frontal të T7.
Rama tha se duhet të ndërrojë edhe mentaliteti në shoqëri i votimit për udhëheqës.
“Nëse nuk jam anëtar s’do të thotë që s’mendojmë njëjtë. Për këtë arsye jemi bashkë dhe në momentin kur s’mendojmë njëjtë atëherë s’jemi bashkë. Kjo tregon një pjekuri të një lidershipi përkundër faktit se ndonjë parti tjetër s’e kishte bërë”.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...