BKT Kosova, Sponsor krenar i Komitetit Olimpik të Kosovës, uron përzgjedhjen e Republikës së Kosovës si nikoqire e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030
Autori: Gazeta inFokus
18:25 | 08 September 2023
Prishtinë, 8 shtator 2023 – Në këtë ditë të rëndësishme, BKT Kosova me krenari i bashkohet urimit për përzgjedhjen e Republikës së Kosovës si nikoqire e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030. BKT Kosova, me këtë rast rikonfirmon edhe një herë mbështetjen e saj si SponsorPlatinum i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).
Përzgjedhja e Republikës së Kosovës si vendi nikoqir i Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030është arritje e jashtëzakonshme, dhe vë në pah përkushtimin kombëtar për unitet, atletikë dheshkëmbim kulturor brenda rajonit. Kjo ngjarje monumentale ka një rëndësi të madhe përRepublikën e Kosovës. Kosova është një shtet i ri dhe tashmë ka fituar tri medalje të artaolimpike. Suksesi i sportistëve kosovarë ka bërë jehonë në mbarë botën dhe sporti po bëhet meshpejtësi eksporti më i suksesshëm i Kosovës, andaj kjo arritje historike sot na bën ne, BKTKosova, krenarë të jemi pjesë e historive të reja të suksesit edhe në vitet në vijim.
Përtej sportit, ky event prestigjioz premton avantazhe të rëndësishme për vendin dhe qytetarët e tij. Mbajtja e Lojërave Olimpike Mesdhetare në Kosovë do të stimulojë rritjen ekonomike, turizmin dhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkomëtare.
Mbështetja e palëkundur e BKT Kosova për KOK është dëshmi e përkushtimit të saj për të nxitur përsosmërinë, gjithpërfshirjen dhe shpirtin e komunitetit. Duke mbështetur iniciativat si kjo, të cilat promovojnë sportin dhe bashkëpunimin ndërkulturor, BKT Kosova luan rol kyç në avancimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.
“BKT Kosova uron përzgjedhjen e Republikës së Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës si nikoqire e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030. Kjo ngjarje e rëndësishme jo vetëm që nderon historinë e kombit, por gjithashtu hap rrugë të reja për një të ardhme të mbushur me prosperitet dhe unitet. Ne jemi krenarë të qëndrojmë në krah të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të mbështesim këtë rrugëtim që padyshim do të sjellë përfitime të rëndësishme për popullin dhe shtetin e Kosovës", tha z. Suat Bakkal, CEO dhe Anëtar Bordi i BKT Kosova.
Në këtë moment krenarie për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030, BKT Kosova rikonfirmon qëndrimin e saj për të kontribuar më tej në zhvillimin dhe promovimin e sportit dhe të vendit në nivelin më të lartë. Ne besojmë fuqishëm se përmes partneritetit tonë me Komitetin Olimpik të Kosovës, do të kemi ndikim te lartë për të forcuar, përmirësuar dhe krijuar një efekt afatgjatë dhe pozitiv në shoqëri si dhe në përfaqësimin e Kosovës në arenat më të mëdha botërore.
Duke mbështetur Komitetin Olimpik Kombëtar të Kosovës, ne mbështesim liderët në sport, dhe meqenëse jemi lider në shumë fusha të tregut financiar në vend – Liderët Gjithmonë Mbështesin Liderët!


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




































