Lajme

Kushtetuta e Kaçanikut, Haradinaj e nderon me medalje ish-nënkryetarin e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 07 September 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dhënë medaljen e “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” ish-nënkryetari të Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajli.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Ramajli e ka këtë medalje për kontribut të jashtëzakonshëm në çështje kombëtare në 33 vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.

“Para 33 vjet, në Kaçanik, delegatët e Kuvendit të Kosovës aprovuan Kushtetutën e Kosovës, si akti që e ndau Kosovën prej Serbisë dhe Jugosllavisë së atëhershme, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut”.

-Advertisement-

“Sot në Kaçanik, me konsideratën më të lartë, nderuam të gjithë delegatët e asaj kohe të cilët në rrethana jo të lehta me guxim e vizion përfaqësuan aspiratën e kamotshme të popullit shqiptar për liri dhe përcaktuan bazat e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

“Nënkryetarit të Kuvendit të atëhershëm, Ilaz Ramajli, në respekt të angazhimit të tij dhe të gjithë delegatëve, kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera