Sport

Presidenti i Federatës së Argjentinës zbulon nëe Leo Messi do të luaj në Kupën e Botës në vitin 2026

Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 06 September 2023

Lionel Messi ka arritur vitin e kaluar të bëj realitet ëndrrën e tij duke fituar Kupën e Botës me Kombëtaren e Argjentinës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia ka folur për mediat argjentinase duke thënë se ai e imagjinon që Messi do të luaj në 2026 në Kampionatin Botëror.

“Unë imagjinoj se Lionel Messi do të jetë në Botërorin e ardhshëm dhe do të doja që ai të ishte”.

-Advertisement-

“Unë e shoh atë atje duke luajtur në pozicionin që dëshiron të luajë sepse ai vërtet mund ta bëjë këtë”.

“Do të varet nga ajo që ai dëshiron, por pa dyshim unë ëndërroj që ai të luajë”, tha presidenti i FA të Argjentinës , Claudio Tapia.

Më herët, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni , tha se do ta priste me kënaqësi Leon në Botërorin e ardhshëm.

Megjithatë, është e mundur që Copa America 2024 të jetë turneu i fundit ndërkombëtar për Messin.

Mundiali i vitit 2026 është pas dy vitesh e nëntë muajsh nga tani, derisa Messi do të mbushë 39 vjeç deri në atë kohë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera