Daka përgjigjet për çështjen e Udhëzimit Administrativ: KQZ organizon zgjedhje, jo mini-referendum
Autori: Gazeta inFokus
20:45 | 05 Shtator 2023
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka përfunduar hartimi i Udhëzimit Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve nga katër komunat veriore.
Krasniqi ka thënë se Udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, në pajtim me Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale.
Në lidhje me hartimin e një Udhëzimi të tillë ka folur, ish-kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Daka tha se ky Udhëzim nuk mund të hapë rrugën për zgjedhje pasi i ka dhënë KQZ kompetenca që nuk i ka.
Ajo tha se KQZ-ja është institucion që organizon zgjedhje dhe jo një proces të tillë mini-referendumi.
“Unë konsideroj se ky udhëzim nuk është Udhëzimi që mund të hapë rrugë për zgjedhje për shkak se i ka dhënë kQZ-së disa kompetenca të cilat nuk i ka. Konsideroj se nuk mundet me u zhvillu procesi i votimit për largimin e kryetarëve sikur zgjedhjet. KQZ është institucion që organizon zgjedhje dhe jo një proces të tillë një mini-referendum të cilin pretendojnë ta zhvillojnë me këtë Udhëzim po gjithsesi mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje”, tha ajo.
Daka tutje shtoi se çështja e dorëheqjes së kryetarëve është çështje e vullnetit të tyre dhe se ata nuk mund të detyrohen të japin dorëheqjen.
“Çështja e dorëheqjes së kryetarëve është çështje e vullnetit të lirë të tyre, ata nuk mund të detyrohen të japin dorëheqje ndërsa çështja e mbledhjes së nënshkrimeve përmes një peticioni(vetë fjala peticion tregon se kemi të bëjmë me një lloj referendumi) për të cilin referendum Kosova nuk ka ligj andaj me Udhëzim Administrativ nuk mund të m’veshet një komptencë KQZ-së të cilën ky institucuion nuk e ka. Aty për mua përfundon e gjithë rruga dhe nuk ka tjetër mënyrë përveç që këta kryetarë të japin dorëheqjen nëse dëshirojnë sigurisht. Pasi çdo dhënie e pavullnetshme e dorëheqjes është joligjore” tha Daka në një deklaratë dhënë për “Gazeta Blic”
Mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore ishte pjesë e dakoordimit mes Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...































