Lajme

EURACTIV: Gjermania s’ka ndryshuar qëndrim për liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 05 September 2023

Ditë më parë, presidenti i Francës Emmanuel Macron, deklaroi se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën mund të rishikohet, në rast se Kosova dhe Serbia nuk sillen me përgjegjësi.

Por, si duket deklarata e Macronit, erdhi pa u konsultuar me Gjermaninë, partnerin kryesor brenda Bashkimit Evropian.

Kështu të paktën raporton mediumi EURACTIV, se Berlini zyrtar s’ka lëvizur nga qëndrimi.

-Advertisement-

Shteti gjerman e përkrah liberalizimin dhe se kosovarët do të lëvizin lirshëm më 1 janar 2024.

Ky medium thotë se kreu i shtetit francez e ka përfshirë në deklaratë edhe Gjermaninë, pa marrë aprovimin paraprak.

“Gjermania do të qëndrojë në afatin e 1 janarit 2024 dhe nuk ka plane për të devijuar nga kjo rrugë, që do të thotë se përfshirja e Gjermanisë nga Macron në deklaratën e tij është bërë pa marrëveshjen me Berlinin”, shkruan EURACTIV .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera