Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra një person në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 03 September 2023

Një person dyshohet se ka mbetur i vrarë në Prizren pas të shtënave që kanë ndodhur në orët e mbrëmjes.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Arbana në Prizren, përkatësisht në rrugën “Ismail Qemali”.

Në vendin e ngjarjes po qëndrojnë Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Lajmin për vdekjen e një personi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana ne Prizren. Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri drejt një viktime meshkull”, ka deklaruar ai per Infokus.

Tutje Bytyqi ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga Policia.

“Në ora 19:00 nga ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga policia ”, ka deklaruar Bytyqi.

Vritet një person në Prizren

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera