Mali i Zi, ekspertët: Ndërhyrjet nga jashtë po vonojnë formimin e qeverisë së re
Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 02 September 2023
Vonesat e dukshme në formimin e qeverisë së re në Malin e Zi e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, po shkaktojnë reagime të shumta në vend.Analisti i njohur malazez, Velija Muriç, i tha “Zërit të Amerikës” se ndërhyrjet nga jashtë po ndikojnë në formimin e shpejtë të qeverisë.
Zoti Muriç akuzon Beogradin zyrtar se po përpiqet të fusë në qeverinë e re malazeze partitë pro-serbe dhe pro-ruse.
Edhe pse Bashkimi Europian u ka bërë thirrje partive politike në Malin e Zi që të formojnë sa më shpejt qeverinë e re me synimin për të përshpejtuar reformat e duhura drejt BE-së, analisti i njohur malazez, Velija Muriç vlerëson se ndërhyrjet nga jashtë po e vështirësojnë formimin e shpejtë të qeverisë.
“Aktualisht kemi një ndikim të fuqishëm të Beogradit zyrtar që po pengon formimin e qeverisë së re. Kjo trysni ka krijuar një situatë të papajtueshme në politikën malazeze. Ndërsa Beogradi këmbëngul që partia pro-serbe dhe pro-ruse, ish-Fronti Demokratik të përfshihet në qeveri, mandatari Milojko Spajiç e ka hedhur poshtë mundësinë e hyrjes së tyre”, thotë zoti Muriç.
Zoti Muriç po ashtu tha se “sulmet nga Beogradi do të jenë edhe më të fuqishme në vazhdën e bisedimeve për qeverinë, siç ishte rasti i para disa ditëve ku ithtarët e partive pro-serbe dhe pro-ruse protestuan në disa qytete të Malit të Zit, nxitur edhe Kisha Ortodokse Serbe”.
Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.
Lëvizja Europa Tani, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, 24 vende në parlament, ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, të ish-Presidentit malazez Milo Gjukanoviç, partia e të cilit mbajti pushtetin për 30 vjet në Malin e Zi.Mali i Zi konsiderohej si një vend që udhëhiqte procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, në rajon dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim.
Megjithatë si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021, për shkak të progresit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit./VOA
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...