Lajme

Pishina e Gërmisë këtë verë kishte 18,600 vizitorë

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 02 September 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar për vizitë në Pishinën e Gërmisë, në Prishtinë, për të parë nga afër ndryshimet që janë bërë.

Abdixhiku, theksoi se se Kosova ka nevojë për projekte konkrete dhe njerëz profesionistë.

“Në prag të mbylljes së sezonit veror, së bashku me dy aksionarët tanë asambleistë Pëllumbin dhe Emën, vizituam Bardhin, udhëheqësin e jashtëzakonshëm të ndërmarrjes komunale Sport Marketing. I falënderova të gjithë për angazhimin e shkëlqyeshëm si ekipë”, shkroi Abdixhiku.

-Advertisement-

“Pamë nga afër të gjitha ndryshimet e bëra në Pishinën e Gërmisë, e cila këtë verë kishte plot 18,600 vizitorë. Kuptuam dhe për planet e mëdha në vijim. Puna dhe jo fjalët na duhen sot”.

“Vizituam dhe Benin tek fushat e tenisit të dhëna nga ndërmarrja në shfrytëzim. Përkushtimi i tij me fëmijë është vërtetë inspirim. Ka qenë gjithnjë. Një njeri jo vetëm pozitiv, por një shembull përkushtimi për një sport që zhvillohet vetëm falë njerëzve si ai”.

“Kosova sot ka nevojë për projekte konkrete, ekipe punëtore, njerëz profesionistë e ide që fjalët e ofendimet si kanë mjet të vetëm ekzistence. Kosova mundet më mirë dhe do të bëhet më mirë!”, ka shkruar i pari i LDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera