Krasniqi: Ky vit i ri shkollor u shoqërua me zhgënjime si pasojë e qeverisë për vendimin e librave
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 01 September 2023
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ua ka uruar nxënësëve fillimin e vitit të ri shkollor.
Krasniqi pati kritika sërish për vendimin e ri për tekstet shkollore.
Krasniqi thotë se ”I kuptoj shqetësimet tuaja si prindër se kjo aventurë e jashtëzakonshme për fëmijët tuaj, u shoqërua me zhgënjime të mëdha si pasojë e dështimit të Qeverisë për të siguruar librat për të gjithë nxënësit me kohë dhe në mënyrën e duhur. Por, ky dështim le të mbetet në ndërgjegjen e Qeverisë, para se të bëhet pengesë për ëndrrat e fëmijëve tanë”, përcjell klankosova.tv.
Ditën e sotëme ai e quajti ditë për të përqafuar ëndrra dhe aspirata të reja.
”Si nxënës, shfrytëzojeni këtë mundësi për t’u thelluar në lëndët dhe temat që ndezin pasionin tuaj. Si mësues, udhëzoni dhe frymëzoni nxënësit tuaj me njohuritë dhe përkushtimin tuaj, duke bërë më shumë për të ofruar mbështetje aty ku është më e nevojshme. Dhe si prindër, vazhdoni të jeni shtylla mbështetëse për fëmijët tuaj, duke u rrënjosur besimin se asnjë pengesë nuk është e pakapërcyeshme”.
”Le të jetë ky një vit rritjeje, edukimi, qëndrueshmërie dhe vendosmërie. Le ta përballojmë çdo ditë me optimizëm, duke e ditur se kemi fuqinë për të krijuar ndryshime pozitive në jetën tonë dhe brenda komuniteteve tona”.
”Me përpjekjet kolektive të nxënësve, mësuesve dhe prindërve, mund të kapërcehen vështirësitë me të cilat sot po ballafaqohemi. Së bashku, ne mund ta kthejmë edhe këtë vit në një vit triumfi dhe arritjeje”.
“Urime dhe suksese të shumta”, është shprehur Krasniqi.
Të tjera
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...