Drecun: Kosova me ndihmën e NATO-s po përgatit Ushtrinë e Kosovës për “pushtimin e veriut”
Autori: Gazeta inFokus
11:51 | 31 August 2023
Ish-analisti ushtarak i kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, aktualisht në shërbim të Vuçiqit, Millovan Drecun, ka pretenduar se “është i shqetësuar për faktin se Kurti po përgatitet për t’i dhënë fund pushtimit të veriut të Kosovës dhe për këtë arsye po përgatit Ushtrinë e Kosovës”.
“Kur i bashkon veprimet e Prishtinës, kur sheh veprimet e ndërmarrë nga SHBA dhe NATO, takimin e paralajmëruar Vjosa Osmani-Stoltenberg, shtrohet pyetja pse janë përshpejtuar përgatitjet për kompletimin e formimit të Ushtrisë së Kosovës para fundit të afatit të dakorduar, i cili skadon në vitin 2029, nëse nuk po përgatitet përdorimi luftarak i këtij formacioni”, ka thënë Drecun për mediat serbe.
Ai ka shtuar se kohëve të fundit është nënshkruar një marrëveshje mes SHBA dhe Kosovës për mbrojtjen e sigurisë së informacioneve konfidenciale dhe se ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në emër të SHBA ka thënë se kjo marrëveshje do të kontribuojë në shkëmbimin e të dhënave të inteligjencës të cilat do të sigurojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, transmeton Paparaci.
Ai tregon se marrëveshje të tilla nënshkruhen për të shkëmbyer informacione në kushte krize, gjë që mund të shihet në shembullin e luftës në Ukrainë.
Po ashtu, Drecun ka pretenduar se në vend që të vendoset shërbimi i rregullt ushtarak në Kosovë, i cili duhej të ndodhte në vitin 2028, ka armatosje dhe stërvitje e të rinjve, si dhe ka një deklaratë të ministrit të ri të Mbrojtjes, Maqedonci, “që shkakton brengosje më të madhe”.
Sipas Drecunit, Maqedonci ka thënë se FSK-së do t’i hiqet obligimi për të hyrë në veri me lejen e KFOR-it, dhe këtë nuk e ka thënë sepse ka qenë dëshira e tij, por sepse ka pasur marrëveshje me ndonjë nga shtetet – SHBA, Gjermani, Turqi…
Ai gjithashtu thekson se komandanti i ri i KFOR-it është një gjeneral turk, se kontingjenti turk në KFOR është më i fuqishmi dhe se kontingjentet e Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë janë dyfishuar.
“E keni edhe situatën me armatimin, të gjitha këto tregojnë se “po përgatiten aksione ushtarake në veri të Kosovës”, dhe pastaj e kemi çështjen kyçe – vendosjen e njësive në veri, që paraqet “pushtim të pjesshëm të veriut”. Qëllimi i Kurtit është pushtimi i tërësishëm i veriut të Kosovës, gjegjësisht pushtimi ushtarak dhe për këtë i duhen forca shtesë. Është Ushtria e Kosovës në zhvillim, FSK-ja aktuale. Për ta arritur këtë, ai shpalli dy organizata terroriste në mënyrë që të gjejë justifikim për faktin se ai ka nevojë për një ushtri për t’u marrë me terroristët”, ka pretenduar Drecun.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































