Flet Ardian Gjini për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë dhe akuzat për “ndërtimin e banesave”
Autori: Gazeta inFokus
21:01 | 30 August 2023
Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga një zjarr i madh, zjarrfikësit po punojnë për lokalizimin e tij dhe deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Në këtë situatë, kryetari i Gjakovës Ardian Gjini është akuzuar nga zv.ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, për “neglishencë ndaj këtij objekti” pasi sipas tij shkatërrimi ndodhi për me “ndërtu banesa”. Akuzave të Tafarshikut, i është përgjigjur Ardian Gjini në një prononcim për Gazetën Express.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se pjesa e mirë e kësaj ngjarje është se aty nuk ka pasur artefakte, pasi janë larguar më parë. Ndërsa, për akuzat e Tafarshikut për ndërtimin e banesave në atë zonë, Gjini tha se nuk ka mundësi për ndërtimin e banesave dhe kjo “është e palogjikshme”.
“Fillimisht është e papërgjegjshme edhe e turpshme me dhanë kushdoqoftë kësi deklarata palidhje, se e dimë që nuk ka mundësi me ndërtu banesa aty, do të thotë është e palogjikshme fillimisht. E dyta, më vjen keq çka ka ndodh, policia duhet me i kry hetimet dhe e treta artefaktet kanë qenë te hequra, do të thotë nuk ka pas artefakte aty kjo është pjesa e mirë e gjithë kësaj ngjarje. Nuk ka ekzistu asnjë artefakt se janë largu më herët, janë dërgu në Shkollë të Muzikës dhe në Muzeun Etnografik”, tha Gjini pasi u kontaktua nga Gazeta Express.
I pyetur nëse Komuna e Gjakovës ka pas plane për këtë Muze, ai tha se objekti ka qenë në procesin e dhënies me qira.
“Objekti ka qenë i dhënë me qira me herët, është dhënë me qira edhe vitin e kaluar mirëpo është shkëputë kontrata se qiramarrësi nuk i ka kry obligimet. Ka qenë në proces të dhënies me qira prap, ndërsa edhe njëherë po ju them artefaktet kanë qenë të hequra”, shtoi ai.
Tutje, ai tha se pretendimet për ndërtimin e banesave aty janë “aludime palidhje”.
“Këto pretendimet me ndërtu objekte, me të vërtetë këta njerëz janë çmendur, është e turpshme me aludu palidhje”, u shpreh ai.
Gjini tregoi se ka vizituar vendin e ngjarjes dhe është duke u punuar për lokalizmin e zjarrit.
“Unë deri para pesë minutash isha aty, janë duke punu besoj që lokalizohet zjarri. Policia i kryen hetimet dhe e gjen me siguri shkaktarin pasi të kryhen hetimet”, tha ai.
Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë Rajonale në Gjakovë, tha se nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Mund të ju konfirmoj se Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njesia e Zjarrëfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, tha ai për Express.
Lidhur me këtë rast, zv.ministri Ali Tafarshiku ka bërë edhe një postim të dytë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka ndarë një video të publikuar në muajin shkurt, ku kishte deklaruar se Komuna e Gjakovës “nuk janë të gatshëm të menaxhojnë asete të trashëgimisë kulturore dhe muzikore”.
“Paaftësia e qeverisjes lokale apo tendencat e individëve dhe grupeve për të përfituar nga Gjakova, bëjnë që edhe një aset tjetër si Muzeu i Muzikes “Tabhanja” ti nënshtrohet një ankandi publik, me gjasë si zakonisht për kafiteri apo restaurant”, ka shkruar ai.
Në vijim gjeni dy postimet e tij:
Policia jep detaje për zjarrin në Gjakovë, “Është duke u djegur Muzeu i Muzikës”

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























