Lajme

Osmani: Të mos i bëhet trysni Kosovës e t’i shpërlahet fytyra Vuçiqit, në krye të Serbisë ende ata që zhdukën të dashurit tanë

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 30 August 2023

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të së Zhdukurve ka bërë thirrje te komuniteti ndërkombëtar që të mendojnë për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“I bëj thirrje të gjithë komunitetit ndërkombëtar, të gjithë aleatëve dhe miqve të Republikës së Kosovës por do të thosha mbi të gjitha, të gjithë aleatëve të së drejtave të njeriut që të mendojnë pak për nënat, për motrat, për vëllezërit, për prindërit, për familjarët e atyre fëmijëve të zhdukur që akoma janë në varreza masive në të cilat po fle Serbia edhe 25 vjet pas lufte”, ka thënë Osmani.

“Të mendojnë pak për nënën që akoma shkon te varri i zbrazët dhe nuk ka ku ta vendosë një lule. Të mendojnë pak për fëmijët që ende nuk e dinë se ku i kanë prindërit e tyre. Të mendojnë pak për faktin që edhe 25 vjet pas lufte, në krye të Serbisë janë po ata që e shkaktuan zhdukjen me dhunë të më të dashurve tanë”.

-Advertisement-

Osmani u shpreh me shpresë që në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të mos pastrohet figura e presidentit serb, Aleksandër Vuciq, e t’i bëhet trysni Kosovës.

“Shpresojmë shumë që më dialogu në Bruksel nuk do të jetë një proces nëpërmjet të cilit Kosovës do t’i bëhet trysni, popullit të Kosovës t’i bëhen padrejtësi, ndërkaq fytyra e Vuçiqit, një njeriu që ende fle mbi varreza masive, do të vazhdojë të shpërlahet padrejtësisht”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera