Detaje nga Forumi Strategjik i Bledit, polemikat dhe optimizmi i Gërvallës e Daçiqit
Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 30 August 2023
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është shprehur optimiste se mund të arrihen suksese në dialogun me Serbinë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.
Në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, Gërvalla pati edhe një polemikë me homologun e saj nga Serbia, Ivica Daçiq, i cili përsëriti kërkesën që fillimisht të themelohet Asociacioni dhe pastaj të ketë lëvizje drejt normalizimit në dialog.
“Unë besoj se kemi gjasa të mira për të arritur sukses në dialog shumë më herët se kaq. Jemi të përkushtuar që të punojmë në këtë drejtim. Kryeministri përmendi pranverën e radhës”, tha ajo.
Me këtë konstatim u pajtua edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se normalizimi mund të ndodhë brenda pak muajsh nëse ka vullnet dhe përkushtim për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.
“Po, pajtohem plotësisht. E dimë se çfarë duhet të bëhet, kemi marrëveshjen e shkurtit dhe të marsit dhe mund të implementohen sapo të ketë vullnet dhe përkushtim politik brenda disa muajsh”, tha ai.
Por, qasje më skeptike për progres në dialog shprehu ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
“Vetëm se duhet të marrë përgjigje se çfarë do të ndodhë me marrëveshjet paraprake që i kam nënshkruar para 10 viteve. Çka është qëllimi i gjithë atyre…Dialogu është çështje e normalizimit, çdo marrëveshje me Prishtinën ka qenë neutral ndaj statusit. Mund të qeshni sa të doni, sigurisht keni jetuar në Jugosllavi dhe jo në Mars. Tash po flasim për dialogun për normalizim apo për statusin. Ne jemi konstruktiv duam të marrin pjesë, por së pari është Asociacioni dhe para kësaj nuk mund të ecim më tutje. S’mund ta shmangim”, tha ai.
Atij i reagoi ministrja Gërvalla, e cila tha me këtë qasje nuk mund të ketë lëvizje përpara.
“Nëse kërkon arsye që të mos lëvizësh ka, gjithmonë është lehtë që të gjendet”, tha ajo.
Krahas kësaj, Gërvalla tha se Kosova është e gatshme dhe e përgatitur për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.
“Prirem që të marrë seriozisht këtë përgjigje, pasi 2030 është një synim që ne mund të punojmë dhe përgatitemi kur BE-ja të jetë e gatshme që mos të ndryshojë më datën për zgjerim”, theksoi ajo.
Edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka ndarë detaje nga pjesëmarrja e tij në Forumin Strategjik të Bledit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se integrimi drejt Bashkimit Evropian dhe sfidat rajonale e globale nga agresioni rus, qenë temat në fokus të bisedimeve.
“Situata aktuale në vend në kontekst të integrimit në BE, rëndësia e përfundimit me sukses të procesit të ndryshimeve kushtetuese, temat aktuale ndërkombëtare, me theks të veçantë në sfidat rajonale dhe globale nga agresioni rus ndaj Ukrainës, ishin në fokus të bisedimeve”, ka shkruar ai.
Krahas kësaj, i njëjti ka treguar edhe përfaqësuesit, me të cilët, ka zhvilluar takime.
“Takime të shumta dypalëshe me përfaqësues të lartë të disa vendeve, në kuadër të pjesëmarrjes së sivjetme në Forumin Strategjik të Bledit; ministren suedeze për Çështje të BE-së, Xhesika Rosvallo, ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski, sekretarin e Shtetit për Çështje Europiane të Portugalisë, Tiago Antunes, përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Piç; anëtarin e Këshillit të Shtetit të Francës dhe ish-këshilltarin e Presidentit francez, Aleksandre Adam, si dhe me eurodeputetin dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, Ilhan Kjuçuk”, ka shkruar ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...