Kamberi: Serbia mohon gjithçka shqiptare, e bashkësia ndërkombëtare hesht
Autori: Gazeta inFokus
16:36 | 26 August 2023
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se paranoja nga gjithçka që është shqiptare në Serbi po merr hov.
Ai u shpreh se një familje shqiptare (Bajrami) nga Maqedonia është keqtrajtuar dhe dënuar duke u shpallur “non grata” deri në vitin 2030.
Kamberi përmendi edhe gjykatën serbe në Vranjë, e cila siç u shpreh ai, ka ndaluar shfaqjen e dy filmave shqiptarë.
“Një familje shqiptare (Bajrami) nga Maqedonia është keqtrajtuar dhe dënuar duke u shpallur “non grata” deri në vitin 2030, nga një gjykatë serbe në Beograd, për të vetmin shkak se djali i tyre i mitur kishte të veshur bluze me shqiponjë dykrenare. Familja ishte duke udhëtuar tranzit nëpër Serbi me destinacion Evropën perëndimore.Një gjykat tjetër serbe në Vranjë, ka ndaluar shfaqjen e dy filmave të autorit shqiptar nga Presheva, Gani Veseli, me arsyetimin që e e ka dhënë Qendra filmike e Serbisë në Beograd, se njëri film, po “nxitë ndjenjat e urrejtjes ndëretnike, në një mjedis shumënacional”.
“Filmi tjetër nuk mund të shfaqet deri sa nga materiali nuk largohen simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, qeveria e së cilës ishte edhe financuese e projektit të ekranizimit të tregimeve popullore nga Presheva. Në pak ditë dy akte gjyqësore të cilat legjitimojnë ksenofobinë antishqiptare e cila është instaluar në të gjitha instanstancat e shtetit të Serbisë”, shkroi ai.
Kamberi tha se urrejtje e hapur dhe institucionale ndaj të tjerëve, është përditshmëri që siç u shpreh ai, po kultivohet nga institucionet shtetërore në Serbi.
“Të njëjtat institucione që po nxisin dhe ushqejnë ksenofobinë me program shtetërore, për vite me radhë, po ndërtojnë kulturën e mohimit të krimeve të luftës e glorifikimit të kriminelëve të luftës, me polici po ruajnë muralet e kriminelëve të dënuar nga Tribunali ndërkombëtar për krime lufte dhe përmes projektit të “Botës serbe” po vazhdojnë me politikën e aspiratave territoriale ndaj Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës”.
“Gjithë kjo po ndodhë edhe përkundër faktit se së paku formalisht ky shtet është në proces të integrimit në BE. Paradaoksale. Derisa BE është definuar si komunitet në të cilin dallimet konsiderohen pasuri, shteti aspirant për këtë komunitet, ato i sheh si kërcenim, ndalon diversitetin dhe shqipton dënime përmes gjyqësorit të kontrolluar”, u shpreh ai.
Tutje, ai u shpreh se gjithë këto po ndodhin në sytë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas tij po hesht.
“Mohimi i gjithçkaje që është shqiptare. Mohimi i simboleve, gjuhës e identitetit është politika që po e proklamon Sebia në raport me shqiptarët. Dhe gjithë këto akte dhune, ksenofobije, urrejtje, shovenizmi e neonacizmi po zhvillohen në sytë e Bashkësisë ndërkombëtare. Edhe pas gjithë këtyre aktve Bashkësia ndërkombëtare hesht. Me heshtje ajo po flijon demokracinë dhe vlerat e saj në dobi të stabilokracisë. Ajo po i jep mundësi dhe po i krijon hapësirë autokatit serb që të vazhdojë me politikën e tij destabilizuese në Ballkanin Perëndimorë”.
“Të shohim e presim ama edhe Millosheviqin pas Dejtonit e patën shpallur “garant të paqes në Ballkan”. U desh të kalonin katër vjet e të ndodhnin krimet kundër njerëzimit në Kosovë për ta shpallur “Kasap të Ballkanit”. Historia mund edhe të përsëritet. Nëse përsëritet ajo vjen si “komedi apo tragjedi” e pati thënë Marksi. Çka do të ndohë kjo kryekput varet nga reagimi i Bashkësisë ndërkombëtare”, u shpreh tutje ai.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























