Lajme

“Goditja”, Policia në Prizren arrestoi dy persona dhe konfiskoi një armë

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 25 August 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona ndërsa ka konfiskuar një armë brenda pesë ditësh në Prizren, derisa ka qenë duke e zbatuar urdhrin operativ “Goditja”.

Gjatë këtyre ditëve janë kontrolluar 23 lokale dhe 1 mijë e 908 automjete ndërsa janë legjitimuar 3 mijë e 169 persona.

Policia e Kosovës e ka rritur numrin e patrullimeve, kontrolleve në lokale e lokacione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.

-Advertisement-

Zbatimi i planit “Goditja 2023” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera