Sport

​Kosova po bëhet me stadium të atletikës

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 23 August 2023

Në Kosovë, përkatësisht në Kamenicë po ndërtohet për herë të parë stadiumi i atletikës.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku përmes një shkrimi më Facebook.

Ai ka thënë se ky stadium është i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare.

-Advertisement-

“Kamenica po bëhet me stadium të atletikës, i pari në Kosovë Atletët e talentuar që ka vendi, klubet e Federata e Atletikës shumë shpejt do të kenë stadiumin e tyre modern, i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare.”, ka shkruar Çeku.

“Marrëveshja e nënshkruar sot me kryetarin Kadri Rahimaj, në një afat optimal do të shndërrohet në realitet të prekshëm. Mbi 3 milionë euro të ndara nga MKRS, janë investim direkt në vizionin e përgjithshëm të atletikës në Kosovë dhe zhvillimin e turizmit sportiv.”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera