Lajme

Lajçak diskutim të thellë me Escobarin për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe rrugën përpara

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 23 August 2023

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur në një takim në Bruksel, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak bëri të ditur se me Escobarin kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“I lumtur të mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne kaluam dje në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

-Advertisement-

Dialogu mes dy vendeve është ndërprerë për shkak të tensioneve që ndodhën në maj të këtij viti në veri të Kosovës.

Kurti e Vuçiq përballë njëri tjetrit u ulën për herë të fundit në muajin maj, e pavarësisht tentimeve, një takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut, nuk ndodhi më.

E një i tillë, nuk pritet të ndodhë brenda të paktën brenda një periudhe të shkurtë kohore.

Bashkimi Evropian, ka kërkuar nga Kosova që të mos ndërmarrë veprime nxitëse e të pezullojë operacioniet e policisë brenda dhe rreth objekteve komunale.

BE-ja gjithashtu ka ripërsëritur  thirrjen për zbatim të marrëveshjes së Ohrit bashkë me ankesin e zbatimit, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera