Lajme

Krasniqi: Rreth 700 familje do të përfitojnë drejtpërdrejt nga hapja dhe ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 19 August 2023

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se rreth 700 familjë do të përfitojnë nga hapja dhe ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli”, në Mitrovicë.

Më tej Krasniqi ka thënë se pas një angazhimi më banorët e saj zone, kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, ka nisu punën për realizim e këtij projekti.

“Rreth 700 familje do të përfitojnë drejtpërdrejt nga hapja dhe ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë, për të cilët, qarkullimi dhe jetesa do të bëhet më e lehtë me përfundimin e këtij projekti. Pas një angazhimi të gjatë, në bashkëpunim me banorët, Kryetari Bedri Hamza ka nisur sot edhe zyrtarisht punën për realizimin e këtij projekti transformues për qytetin e Mitrovicës. Jam i lumtur dhe krenar me Bedriun dhe ekipin e tij, nën udhëheqjen e së cilit Mitrovica çdo ditë po merr pamje tjetër. Një qytet i organizuar, ku zyrtarët komunalë japin llogari dhe ku institucionet angazhohen çdo ditë për mirëqenien e qytetarëve të tyre, është gjithçka që kanë merituar mitrovicasit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

-Advertisement-

Për fund ai ka thënë se “për Mitrovicën, megjithëse në mungesë të mbështetjes nga Qeveria qendrore, nuk do të ndalemi asnjë ditë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera