Pronarët e restorantit në Berat falënderojnë Melonin që pagoi faturën e turistëve: Paratë do t’i ruajmë si kujtim për “syrin e keq”
Autori: Gazeta inFokus
19:12 | 19 August 2023
Pamjet ku turistët italian u larguan nga restoranti në Berat pa paguar faturën u bë virale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali. Kjo ka nxitur interesin e mediave edhe në vendin fqinj pasi kryeministrja italiane Georgia Meloni, kur u njoh me historinë, urdhëroi stafin diplomatik të ambasadës që të kryejë pagesën.
Pronarët e restorantit kanë bërë një reagim publik, pasi thonë se kishin interes shumë të madh nga mediat, por kanë refuzuar që të japin intervista. Ata kanë falënderuar kryeministren italiane për pagesë, ndërsa kanë treguar se paratë do t’i ruajnë si kujtim e kundër syrit të keq.
“Gazetarët dhe kanalet televizive shqiptare dhe italiane na kanë kontaktuar por nuk kemi lejuar asnjë intervistë. Ata shtetas italianë që ikën pa paguar kanë bërë një publicitet të madh për qytetin tonë. Le t’i falënderojmë! Tashme e thamë qe këtu nuk kishte problem se italianet janë në shtëpi, shumë prej tyre vijnë si familjarët tanë Itali kur emigruam. Ne po ashtu gjithashtu thamë se urojmë që ta kenë shijuar ushqimin. Shpresojmë që ato para t’i kenë shpenzuar për diçka të bukur!
Falënderojmë përzemërsisht Georgia Meloni, një zonjë e vërtetë! Ne nuk jemi të pasur ne punojmë shumë si familje nuk bëjmë aq shumë sa të mos të na bëjnë përshtypje ato para! Por kjo nuk është çështje parash për ne dhe jemi shumë të prekur nga gjesti i saj! Një shembull i shkëlqyer dinjiteti nga një nënë e mirë strikte që i jep shembull shtëpisë së saj! Georgia e madhe! E duam shumë edhe si gjysmë italiane qe jemi! Na nderoi shume me ardhjen në pushime në Vlorë Valona!
Në foto janë paratë që na u dërguan me ambasadë. Ata do të qëndrojnë këtu në restorant si një kujtim i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu kundër syrit të keq. Faleminderit kryeministrja Meloni Viva Itali Viva Albania!’- shkruajnë pronarët e restorant Guvës Mangelam në rrjetet sociale”. /oranews

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































