Lajme

Arrestimet për rezervat shtetërorë, PDK kërkon shkarkimin e Rozeta Hajdarit

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 18 August 2023

Deputetja e partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu ka reaguar pas arrestimeve që janë bërë në MINT dhe në restorantin e Ridvan Muharremit i cili para pak minutash u arrestua nga policia.

Deliu ka kërkuar shkarkimin e Rozeta Hajdarit, shkruan Gazeta Infokus.

” Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për “Aferën Gruri&Vaji” në MINT, kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari. Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit. Kryeministër, fjala është për ty! “, ka thënë ajo në statusin e saj në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera