Lajme

Shefi i OSBE-së pas dorëheqjes së policëve serbë: Mbështetja jonë do të vazhdojë

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 17 August 2023

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas dorëheqjes së tre policëve serbë në veri të vendit.

Davenport tha se ndan shqetësimin me EULEX-in pas dorëheqjes së rekrutëve të rinj serbë në Policinë e Kosovës, teksa shtoi se mbështetja e tyre nuk do të mungojë.

“EULEX-i dhe OSBE-ja kanë punuar së bashku për të mbështetur Policinë e Kosovës për të rekrutuar kadetë nga të gjitha komunitetet joshumicë. Mbështetja jonë për një forcë policore profesionale dhe multientike në Kosovë do të vazhdojë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Kujtojmë se për dorëheqjen e tre policëve serbë kanë reaguar ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera