Jasharaj i shqetësuar që librat mund të mos shpërndahen me kohë
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 16 August 2023
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, tha se shkollat në gjithë vendin janë përgatitur që viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator, por që kjo nuk varet prej tyre.
Ai u shpreh i lumtur që këtë vit mësimi do të fillojë e nuk do të ketë grevë si vitin e kaluar. Por sipas tij, bengosëse mbete mos shpërndarja e teksteve shkollore me kohë.
Duke komentuar deklaratat e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, se në fund të javës do të dihet më shumë rreth këtij procesi, Jasharaj pohoi se kjo mund të shkaktojë probleme për shkollat. Ai bëri të ditur se të gjithë mësimdhënësit do të paraqiten në shkolla që nga data 20 dhe do të jetë të gatshëm që të pranojnë librat nga Ministria.
“Unë jam i bindur se shkollat me mundësit e veta janë përgatitur për vitin e ri shkollor, por kjo nuk varte prej tyre, nuk varte as prej drejtorive arsimore dhe element kyç dhe problematik, fal Zotit nuk kemi kërkesa për greva këtë vit si në të kaluarën. Sa i takon SBAShK-ut viti shkollor le të fillojë, ministrja e ka nxjerra një udhëzim administrativ në debat publik për kalendarin, po na vjen edhe neve kërkesat në bazë së është dashur që të fillohet nga e hëna, jo të premten pastaj më një herë të kemi shkëputje, sido qoftë është çështje e ministrisë”.
“Por elementi kyç që mund të krijoj problem të viti shkollor është mos shpërndarja me kohë e teksteve shkollore sepse ministrja Nagavci ka premtuar kogja pompozitete se le t’i kemi tekste shkollore gjatë, bile në fillim të muajit gusht tekste nuk janë. Ajo edhe para medieve nuk dha ndonjë përgjigje. Ajo që jemi shumë kundër është deklarata saj dhe vendimi që i’u ka dërguar komunave se paska bërë një ndarja, tekste shkollore te rejat të botuar sivjet nëse shkojnë me kohë për klasat 1-5, ndërsa me tekste e vjetra duhet të shërbehen nxënësit tanë 6-9, kjo është shumë e keqe”.Kreu i SBAShK-ut pati kritika për mungesën e investimeve në infrastrukturën shkollore, duke thënë se Qeveria Kurti, në vend se të furnizojnë shkollat me laptop, nuk po mund të sigurojë as ujë të pijes e shkumësa.Madje tha se shkumësi është e vetmja armë e tyre që Qeveria po u jep në luftën për dije, raporton EO.
“Në vend që të kemi internet, laptop e projektor fëmijët tanë do t’i përshëndesin me tekste e vjetra që do të jetë një zhgënjim për ta, aq më shumë kur dihet se ata janë fëmije dhe fëmijët që kanë qenë para tyre në ato klasë me siguri do t’i kenë dëmtuar ato tekste. Nëse shtet nuk ka para për laptop edhe për projektor për të gjitha shkollat së paku nuk është dashur ta ndal atë vendim që ka qenë më parë që të kemi tekste shkollore të reja sepse është i vetmi mjet i punës në shkollat tona, libri, shkumësi dhe shpuza”.
“Ne po presim që deri me 20 të këtij muaji kolegët e mi të kthen në shkolla për të pranuar detyrat për vitin shkollor dhe do të kemi informata shumë të sakta rreth ambienteve brenda. Uroj që të të mos kemi shkolla pa ujë të pijshëm, uroj që të kemi shkumësa e shpuza mjaftueshëm sepse ky është mjeti i vetëm që Qeveria Kurti po na jep në luftën për dije dhe uroj që t’i kemi tekste tamam e të mos kemi raste kur nxënësit mbesin edhe pa tekste. Vendi kyç ku mësohet duhet që të jetë shkolla, për të qenë vend kyç dhe për të na ardhur fëmijët të lumtur Qeveri Kurti është dashur t’i kthej fjalët në vepër, është dashur që shkollat tona të fillojnë të punojnë me projektor e llapotp e librat t’i lëmë rezerve e jo të ndodh edhe me e keqja dikush të ketë libra të ri e dikush të kryer e të përdoruar vitin e kaluar”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...