Lajme

Droga ku u kap asamblisti i LVV-së në vlerë 400 mije euro, po bartej nga Prishtina në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 15 August 2023

Asmablisti i LVV-së, Besnik Mujeci së bashku me katër persona të tjerë u kap në Shqipëri pasi i kishin kaluar nga Kosova në Tiranë, 11 mijë e 300 doza ekstazi.

Policia dha një deklaratë zyrtare për sasinë e sekuestruar të ekstazisë të hënën në mbrëmje në Tiranë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë bëhet fjalë për 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.

-Advertisement-

5 personat, mes tyre dhe një vajzë 28-vjeçare u kapën në kryqëzimin e rrugës Myslym Shyri dhe Sami Frashëri.

Ata shfrytëzonin fluksin e sezonit për të transportuar lëndën narkotike përmes një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë. Në momentin që ekstazia mbërrinte në Tiranë, ajo transportohej përmes makinave me qira, ndërsa fokusi ishte te shpërndarja në zonën e bregdetit.

Trafikantët kërkonin paradhënie dhe lënie të automjeteve garanci për ekstazinë.

Përveç sasisë së lëndës narkotike edhe një automjet e pesë aparatë celularë u sekuestruan.

Kreativiteti i asamblistit të LVV-së: 11 mijë dozat ekstazi që iu zunë në Tiranë, me logo Louis Vuitton (PAMJE)

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera