Ekip prokurorësh nga Prokuroria Speciale po hetojnë skandalin e grurit dhe vajit në rezerva shtetërore
Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 14 August 2023
Prokuroria Speciale edhe zyrtarisht ka filluar të merret me hetime për skandalin, lidhur me vajin dhe grurin që nuk ka ardhur në rezerva shtetërore.
Hetimet për këtë rast po kryhen nga një ekip prokurorësh. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale, një burim shumë i afërt me zhvillimet. Nacionale për ruajtje të hetimeve nuk do t’ia publikojë emrin.
“Është e saktë, një ekip prokurorësh”, tha shkurt ky burim për Nacionalen.
Nacionale ka raportuar para disa ditësh se për këtë rast, hetuesit e krimeve ekonomike kishin shkuar në zyret e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Aty kishin intervistuar disa nga zyrtarët e Departamentit të Rezervave Shtetërore.
Nacionale kishte publikuar një seri audio-incizimesh të cilat dëshmojnë skandalin me rezervën shtetërore në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Sipas incizimit të parë që kishte publikuar Nacionale, vaji i porositur nga Polonia nuk kishte ardhur edhe pse për të ishin paguar qindra mijëra euro.
Më pas, në incizimin e dytë lidhur me grurin, tregohen presionet që i bëheshin një zyrtari të Ministrisë për ta nënshkruar pranimin e mallit, edhe pse disa tonë grurë mungonin.
Afera “Vaji”
Nacionale kishte publikuar një përgjim në të cilin dy zyrtarë të kësaj ministrie flisnin për këtë aferë. Ata e përmendnin edhe Ridvan Muharremin, një të afërm të kryeministrit Albin Kurti të cilit në një moment i referohen edhe si “dallaverxhi”.
Gazetari Berat Buzhala shpjegonte se si në restorantin e Ridvan Muharremit, figurë kyçe në këtë skandal, shkonte edhe vetë kryeministri Albin Kurti.
Kompania polake prej të cilës ishte blerë vaji për Rezervën Shtetërore i cili dyshohet që nuk ka ardhur asnjëherë në Kosovë quhej Xanto dhe ajo nuk ishte lajmëruar më. Veprimtaria e kësaj kompanie ishte “krejt diçka tjetër”, tregonte gazetari Berat Buzhala në përgjimin e lëshuar.
“Ti ministre qat kontratë e ke nënshkru, kqyr se qajo firmë s’ti pru,” – thuhet në një pjesë të audioincizimit të publikuar nga gazeta Nacionale.
Gazeta do të ju mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet e reja që mund të ndodhin në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Gazeta po ashtu po provon të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë në lidhje me aksionin e hetuesisë në MINT.
Afera “Gruri”
Pas aferës “Vaji”, gazeta Nacionale sjell ekskluzivisht incizime të reja në Ministrinë e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari. Kësaj radhe tema është e njëjtë, për blerjen e mallrave në rezervën shtetërore. Ndryshon vetëm produkti. Nga vaji, tash është afera “Gruri”.
Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në këto incizime bisedojnë rreth nënshkrimit të kontratës për blerjen e grurit vitin e kaluar. Ata përmendin me emra disa zyrtarë si Hafiz Gara, Rexha, Arbëri, këshilltari (që nuk dihet nëse është fjala për këshilltarin e ministres, apo të ndonjë zyrtari tjetër)
Krejt përgjimi tregon për zyrtarin Enver Hajruallahu që me pozitë është certifikues. Ndaj tij kishte presione të mëdha për ta nënshkruar kontratën rreth grurit, edhe pse disa ton mungonin.
Certifikuesi nuk pranonte ta nënshkruante.
Sipas bisedës, kuptohet se kishte dyshime që një sasi e grurit në sasi prej 9 ton grurë po mungonte. Kjo duket se kishte shkaktuar edhe përplasje ndërmjet disa zyrtarëve në Ministrinë e Rozeta Hajdarit.
“Unë i kam thanë nuk e paguaj për qetë punë për qetë punë, se tash ky shpediteri ky që e ka pas (nuk kuptohet) e ka pasur edhe shpedicionin, ai thojke e kam pru, shpediteri thojke mungojnë 9 tonë, këta thojshin mungojnë pak ma shumë, se aty në kontratë thuhet se duhet me i sjellë 10 mijë tonë me nen nuk duhet me humb asnjë pike rrugës”, dëgjohet teksa flet një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë e Industrisë.
Kjo kishte shkaktuar tension në MINT. Madje, zyrtarët që bisedojnë bëjnë të ditur se kishte pasur rrezik edhe për një përplasje fizike ndërmjet Hafizit dhe ministres Hajdari.
Zyrtarët e konfirmojnë se disa nga veprimet kanë qenë të jashtëligjshme.
“Fol ti drejtor që vën vendime të jashtëligjshme”, dëgjohet teksa flet një zyrtar i Ministrisë me një tjetër.
“Edhe tani hiq, para dy tri jave një muaje, fytas e kemi qu me ministren, ma Hafizi ke tu e rre”, thuhet në bisedë.
Gjatë bisedave përmendet edhe drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Zyrtarët tregojnë se kanë qenë në mëdyshje nëse duhet të bëhet kjo pagesë apo jo.
Të tjera
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...