Lajme

Mot i nxehtë dhe më pak shi, IHMK tregon se si do të jenë temperaturat në javën e tretë të gushtit

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 13 August 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e tretë e muajit gusht do të karakterizohet me mot më të nxehtë dhe më pak reshje shiu.

IHMK thotë se temperaturat maksimale do të sillen rreth 30 gradë Celsius.

E hëne – Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

-Advertisement-

E marte – Mot me diell dhe pjeserisht i vranët . Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjt 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e dtës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

mërkurë – Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por vranësirat do të jenë më të theksuara dhe vende-vende pos reshjeve ka mundësi të ketë edhe zbrazje elektrike, si pasojë ekonveksionit në troposferë. Sa i i përket gjendjes termike ajo mbetet pothuaj e njëjtë me ditën e martë, përpos në vlerat e minimaleve që parashihet të ketë ngritje.

E enjte – Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund te sjellin riga të dobëta shiu, kryesisht në relievin malor. Temperaturat minimale mbeten konstante, ndërsa ato maksimalet parashihen të kenë ngritje të lehta.

Të premten – Dita e premte parashihet me intervale më të gjata me diell. Vranësira të shperndara mund të paraqiten në viset e larta. Temperaturat mbeten pothuaj konstante në të dy vlerat, ngjashëm me të ditës së enjte. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera