Lajme

Reagon AGK-ja, e dënon sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 11 August 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës  është shprehur tronditur me sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren.

Siç thuhetnë reagimin e AGK-së, Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirur nga imamët lokalë kundër festivalit “Dokufest”.

Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre.

-Advertisement-

“Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në reagimin  e AGK-së.

AGK-ja, kërkon nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera