Ambasadori gjerman nderon me urdhër ushtarak Armend Mehajn
Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 10 August 2023
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde e ka nderuar me urdhër ushtarak Armend Mehajn, ish-ministrin e Mbrotjjes që dha dorëheqje gjatë kësaj jave.
Për këtë ka njoftuar Mehaj duke treguar se u nderua me urdhrin ushtarak ”Cross of honous in gold”.
”Sot ambasadori i Gjermanisë, z. Jörn Rohde në emër të Ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, z. Boris Pistorius, më nderoi me urdhërin ushtarak “Cross of honour in gold”. Është vërtetë nder që të pranohet një vlerësim i tillë nga një shtet partner i yni siç është Gjermania. Për më tepër kur theksohet bashkëpunimi i ngushtë, koordinimet dhe qëllimet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar Mehaj.
Po ashtu ai ka treguar se në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri Kurti, ambasadorë të ndryshëm, e ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
”Ishte nder që në këtë ceremoni të jenë të pranishëm Kryeministri Kurti, ambasadorë të shteteve të QUINT-it, Komandanti i FSK-së, Gjeneral Jashari, Ministri Maqedonci, ambasadori i Bashkimit Evropian, Komandati i KFOR dhe zyrtarë tjerë ndërkombëtarë e vendorë. Faleminderit për vlerësimin, rruga jonë do të jetë gjithnjë krah për krah njëri tjetrit si partner të besueshëm”, ka thënë ai.
Për këtë ka shkruar edhe ambasadori gjerman Jorn Rohde, duke e falënderuar Mehajn për punën e kryer.
Të tjera
-
Afro 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës për 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 915 gjoba trafik...
-
Kurti merr pjesë në përurimin e Shtegut të Lirisë “Pashtriku”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e Shtegut të Lir...
-
Stoltenberg: Rusia ka rritur armiqësinë ndaj anëtarëve të NATO-s
Pas një samiti dy-ditor të sigurisë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NA...
-
Haradinaj: Gjakova e dhimbjeve të mëdha sot festoi ditën e çlirimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ...
-
Abdixhiku e nis Kampionatin Evropian me ambasadorët Hovenier, Rohde e Hargreaves
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se po e shijon Kampionatin Evropia...
-
E rrëmbeu një person dhe u kërkoi familjarëve 30 mijë euro, arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 23 vjeçar të dyshuar për ve...
-
Blair letër falënderimi për Osmanin: Popullin e Kosovës e pret një e ardhme e ndritur
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair pas vizitës që i bëri Kosov...
-
Norvegjezi i UÇK-së që u plagos ditën e parë që erdhi në Kosovë – “Me aparatin e Kadri Veselit bëra shumë fotografi”
Gazetari norvegjez Paul Refsdal, është rikthyer përsëri në Likoc të Skënderaj...
-
Osmani takohet me homologen zvicerane në prag të Samitit për Ukrainën: Përherë mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka falënderuar homologen zvicerane për fte...
-
Kurti: Mbi 7000 libra për luf*tën në Kosovë janë shkruar nga ndërkombëtarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në promovimin e librit “L...
-
Blair i shkruan Kurtit: “E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme”
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka postuar në platformën “X” letrën e mik...
-
Ekspl*ozivë, ar*më e municione – Sveçla tregon se çka u konfiskua sot në veri
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla ka publikuar armatim...