Lajme

Krejt çka dihet deri tani për vrasjen në Skënderaj

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 10 August 2023

Kosova është tronditur nga një tragjedi tjetër. Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Runik të Skënderajt. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur jetën kurse tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve që ka Policia e Kosovës, dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal kanë gjuajtur me armë, dhe më pas janë larguar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:21. Siç tha ai, njëri nga të lënduarit viktima N. L, 39-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Të gjitha veprimet e ndërmarra policore janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes, ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “Hetuesit e Sektorit Rajonal janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, ka thënë Zahiti. Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja, shkruan Gazeta Infokus.

I vrarë nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur 39-vjeçari Nexhmedin Loshi, që raportohet të jetë djali i pronarit të kafiterisë ku ndodhi vrasja. Kurse, tre të plagosurit janë: Qendrim Januzi [i lindur 1991], Fidan Januzi [i lindur 1982] dhe Muhamet Ramadani [i lindur 1988]. Arsyet pse ka ndodhur kjo vrasje ende nuk dihen, përderisa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po punon në zbardhjen e të gjitha rrethanave.

Tre të plagosurit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Njëri nga ta, është në gjendje më të rëndë dhe është dashur t’i amputohet këmba. Sipas Shaqir Ukës, shef i repartit të Intensives, i tha RTV Dukagjinit, se personi në fjalë kishte lëndime të rënda në këmbën e djathtë. Ai ka shtuar se pacientit, që u plagos në një fshat të Skenderajt, i është amutuar këmba.

“Lëndimi me armë zjarri që ka ndodhur në Skenderaj, tre janë sjellur në QKUK. Njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë me një lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit, në këmbën e djathtë. Ka qenë lëndim shumë i madh i kockave, i muskujve, i enëve të gjakut. Dhe kjo ka qenë arsyetim për intervenim kirugjik . Në bazë të ekzaminimit që është bërë dhe gjatë intervenimit kirugjik është parë që pjesa e nëngjurit të këmbës të djathtë, është dashur të amputohet si shkak i dëmtimeve të paripaurueshme.” – tha Uka.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ende nuk ka arritur t’i identifikojë dy persona të dyshuar për vrasjen në Skënderaj. Kjo pasi që të njëjtit kanë qenë të maskuar. Kështu ka bërë të ditur për Nacionalen zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni. “Prokurorja ka qëndruar 3-4 orë në vendin e ngjarjes. Ajo çka dihet është se një person ka mbetur i vrarë, dy persona të dyshuar kanë qenë me maska sipas dëshmitarëve. Ende nuk janë identifikuar personat pasi që kanë qenë me maska, mirëpo jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore”, ka thënë Preteni. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Runik të Skënderajt një person ka mbetur i vrarë e tre të tjerë janë lënduar. Njëri prej tyre rëndë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera