Lajme

Vritet një person në një kafeteri në Runik të Skenderajt

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 10 August 2023

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, mesnatën e së mëkurës në një kafeteri në Runik të Skenderajt.

Lajmin e ka bërë të ditur Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Skenderajt.

Ai tha se viktima është N.L 39 vjeç, derisa tre të plagosurit janë dërguar për trajtim në QKUK.

-Advertisement-

“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, tha Zahiti.

“Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera