Apeli prish aktvendimin e Themelores, e kthen në procedim të sërishëm çështjen e propozimit për masën e sigurisë për banesën kontestuese
Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 06 August 2023
Gjykata e Apelit e ka prishur aktvendimin refuzues të Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me propozimin për caktimin e masës së sigurisë që ka të bëjë me banesën kontestuese mes propozuesit Mehmet Mulaj dhe kundërpropozuesit- ish-ambasadorit të Kosovës në Slloveni dhe njëherësh ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Anton Berishaj.
Përmes aktvendimit të 10 korrikut 2023, Apeli e ka aprovuar si të themeltë ankesën e propozuesit Mehmet Mulaj dhe çështjen ia ka kthyer shkallës së parë në procedim të sërishëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë me aktgjykimin 12 prillit 2023 ka refuzuar propozimin e propozuesit të sigurimit Mulaj, me të cilin ka kërkuar që t’i ndalohet kundërpropozuesit Berisha ose personave të autorizuar nga ana e tij që palujtëshmërinë kontestuese ta shfrytëzojnë apo të lidhin çfarëdo marrëdhënie juridike, kontratë të ndërrimit, shitblerjes, dhuratës, hipotekës, mbajtjes së përjetshme derisa për këtë çështje të vendos gjykata me aktgjykim të plotfuqishëm.
Në arsyetimin e aktvendimit të Themelores, thuhej se propozuesi nuk e ka bërë të besueshme me provat e dorëzuara ekzistimin e kërkesës apo të drejtës së tij subjektive dhe në këtë mënyrë nuk është plotësuar kushti ligjor për caktimin e masës.
Mirëpo, Apeli nuk ka mundur ta pranojë vlerësimin juridik të Themelores si të rregullt dhe të ligjshëm.
Shkalla e dytë ka theksuar se ekzistimin e të drejtës subjektive gjykata duhet ta vlerësojë në raport me të drejtën e pretenduar sipas kërkesëpadisë për të cilën kërkohet masa e sigurisë.
Ndërsa, në rastin konkret sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë nuk e ka vërtetuar gjendjen faktike në mënyrë të drejtë e në këtë rast ka mundur t’i dëgjojë palët ndërgjyqëse dhe nga dëgjimi i palëve të vërtetohet gjendja faktike.
Gjykata Themelore përmes këtij aktvendimi është udhëzuar që t’i këtë parasysh vërejtjet e lartcekura në riprocedurë, si dhe t’i ketë parasysh pretendimet e ankimuara të propozuesit Mulaj.
Ndryshe, sipas padisë së 30 janarit 2023, paditësi Mehmet Mulaj ka ushtruar padi ndaj Anton Berishajt për vërtetimin e pronësisë pasi që në vitin 2017 mes tyre ishte lidhur një marrëveshje gojore lidhur me banesën në “Bregun e Diellit”, me çmimin kontraktues prej 112 mijë euro.
Ndërkaq, thuhet se më 30 shtator 2022 paditësi kishte shkuar nga Zvicra ku dhe jeton, në banesën kontestuese, me ç ‘rast ka vërtetuar se i padituri në mënyrë të dhunshme kishte bërë ndërrimin e çelësit të derës, për çka pasi që kishte biseduar me të paditurin ky i fundit e kishte njoftuar se në vitin 2021 e kishte bartë banesën mbi vete.
Mbi këtë bazë, paditësi po kërkon të vërtetohet se e ka fituar të drejtën e pronësisë në bazë të kontratës gojore dhe pagesës së çmimit për shitblerjen e paluajtëshmërisë dhe të obligohet i padituri që ta bartë banesën në emër të paditësit.
Po ashtu, ka kërkuar edhe që të detyrohet paditësi që t’ia kompensojë shpenzimet e procedurës.
Paditësi, përmes kësaj padie e ka bashkëngjitur edhe propozimin për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit dhe t’i ndalohet të paditurit Anton Berishaj lidhja e çfarëdo marrëdhënie juridike, kontratë të ndërtimit, shitblerjes, dhuratës, hipotekës, mbajtjes së përjetshme, qirasë deri në përfundimin e çështjes kryesore.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...