Avokati Koci pas plagosjeve në Bon Vivant: Prishtina nuk është e sigurt
Autori: Gazeta inFokus
11:02 | 05 August 2023
Avokati Arianit Koci, ka reaguar pas të shtënave që ndodhën mbrëmjen e së premtës në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku të shtunën një person vdiq nga këto plagë, shkruan Gazeta Infokus
Në këtë reagim, Koci ka thënë se këto statistika janë shqetësuese në gjendje lufte, e lëre më në një vikend të zakonshëm.
Ai gjithashtu ka ngritur disa pyetje rreth rastit.
“Si është e mundur tash verës kur jemi të gjithë me maica, në qendër të kryeqytetit të sillën vërdallë, persona të armatosur?
Çka po bën policia?
Krimi ka ndodhur 200 metra prej stacionit policor.
Po sigurimi i lokalit?”, ka shkruar Koci.
Reagimi i plotë:
1.
Një person paska vdekur mbrëmë si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri, në qendër të Prishtinës.
4 të plagosur dhe 17 të lënduar!
Çmenduri!
Kjo statistikë, në gjendje lufte është shqetësuese, e lënë më në një vikend të zakonshëm.
2.
Si është e mundur tash verës kur jemi të gjithë me maica, në qendër të kryeqytetit të sillën vërdallë, persona të armatosur?
Çka po bën policia?
Krimi ka ndodhur 200 metra prej stacionit policor.
Po sigurimi i lokalit?
3.
Urgjentisht duhet të krijohen njësi policore intervenuese, që mision të vetëm e kontrollin e personave-së paku në qendrën e Prishtinës, dhe në afërsi të klubeve të natës.
Besoni, po pritoj kur po vjen vikendi, ty ia bajtë gajlën vajzës se ku po del.
Prishtina, definitivisht, nuk është qytet i sigurt.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































