Lajme

Grubi: Marrëveshjet me Kosovën s’po zbatohen – shpresoj se nga 1 janari të ketë vetëm një kontroll kufitar

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 04 August 2023

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se 11 marrëveshjet që janë nënshkruar me Qeverinë e Kosovës në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, nuk po gjejnë zbatim.

Grubi tha se insistimi i qeverisë maqedonase është zbatim i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.

“Po pres që në mes të gushtit të firmoset vendimi nga ana e dy ministrave të Brendshëm dhe pastaj ekipet të nisin jetësimin e marrëveshjes Dhe shpresoj se që nga 1 janari 2024 të ketë vetëm një kontroll kufitar në mes dy vendeve tona. Por, pa marrë parasysh ngecjes në zbatim të këtyre marrëveshjeve mes dy qeverive, ne punët tona po i vijojmë”, tha Grubi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

-Advertisement-

Ai foli edhe për rrugën Prizren – Tetovë, duke thënë se nuk do të ndalen në realizimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën.

“Tashmë e kemi shpallur tenderin për autostradën për Kosovë, që nga vendkalimi kufitar deri te qarkorja e Shkupit dhe po shpresoj që në shtator të bëhet përzgjedhja e zbatuesit të punimeve. Ne nuk do të ndalemi, pasi e ndjejmë Kosovën vëllazërore, në realizim të gjitha këtyre marrëveshjeve, përfshirë edhe rrugën Prizren – Tetovë, për shpalljen e projektimit të përbashkët dhe financimit të përbashkët të projektimit të kësaj rruge”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera