Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reagojnë ish-anëtarët e Bordit të RTK-së
Autori: Gazeta inFokus
14:22 | 02 August 2023
Pasi Gjykata Kushtetuese vlerësoi se me shkarkimin e bordit të RTK-së nga Kuvendi është shkelur Kushtetuta në vitin 2021, kanë reaguar ish-anëtarët e Bordit.
Lirim Geci njëri nga anëtarët e shkarkuar ka thënë se vendimi për shkarkimin e tyre ka qenë politik.
“Drejtësia triumfoi përball arrogancës! Deputetët e pushtetit më 8 korrik 2021 ishin ekzaltuar nga shkarkimi i bordit të RTK-së, duke u thirrur në “kushtetutshmëri” dhe “ligjshmëri”. Natyrisht, që nga dita e parë kam besuar se vendimi ka qenë politik, antikushtetues, antiligjor dhe inatçor. Se vendimi ishte i tillë e dëshmoi sot Gjykata Kushtetuese! Lexim të këndshëm për shkelësit e Kushtetutës!”, ka shkruar Geci.
Kurse, ish-anëtari tjetër Petrit Musolli ka thënë se vendimi i Kushtetueses i ka vënë laurën arrogancës së pushtetit mbi pavarësinë e RTK-së.
“Për më tepër sesa vendosjen e drejtësisë për ne ish-anëtarët e Bordit të RTK-së, të shkarkuar padrejtësisht, Gjykata Kushtetuese i vuri laurën arrogancës së pushtetit politik mbi pavarësinë e mediumit publik! Për më tepër sesa ofrimit të një satisfaksioni moral për ne ish-anëtarët e Bordit të RTK-së, të shkarkuar padrejtësisht, Gjykata Kushtetuese cimentoi barrierën kufitare mes pushtetit politik dhe pavarësisë së mediumit publik dhe garantoi sigurinë juridike për të gjithë pasardhësit e Bordit të RTK-së! Prandaj, uroj të gjithë anëtarët e sotëm e të nesërm të Bordit të RTK-së për këtë fitore, para së gjithash, për ta!”, ka shkruar Musolli.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...

































