Shtohen lëndët civile të pazgjidhura në gjykata, shqetësim edhe kohëzgjatja e trajtimit të rasteve
Autori: Gazeta inFokus
14:01 | 02 Gusht 2023
Numri i lëndëve të pazgjidhura në fushën civile nëpër gjykatat e vendit është dyfishuar në vitin 2022 në krahasim më vitin 2021. Kjo e dhënë doli nga raporti “Drejtësia civile 2022” të hartuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e të prezantuar paraditen e së mërkurës në Prishtinë.
Aurela Mërlaku, hulumtuese në IKD, deklaroi se përderisa në vitin 2021 kanë qenë gjithsej 85,087 lëndë të pazgjidhura të cilat janë bartur në vitin pasues, viti 2022 ka shënuar rekord të ngritjes së numrit të lëndëve të pazgjidhura të cilat barten vit pas viti, me 99,407 lëndë të pazgjidhura.
Ajo tha se arsye kryesore për rritjen e numrit të lëndëve të pazgjidhura e ka ngritja eksponenciale e numrit të lëndëve të pranuara, ku në vitin 2022 janë pranuar 40,826 lëndë, por edhe mosefikasiteti i gjykatësve.
“Numri i gjykatësve për të trajtuar lëndë kontestimore gjatë vitit 2022 ka qenë 107, derisa numri i lëndëve të zgjidhura ka qenë 25,632. Kjo i bie se secili gjykatës në mesatare brenda një viti ka zgjidhur 239.5 lëndë përkundër detyrimit nga KGJK që çdonjëri prej tyre është i obliguar t’i zgjidh 329 lëndë brenda vitit. Sikur të arrihej kjo normë, sistemi gjyqësor do të kishte për rreth 9 mijë e 500 lëndë civile më pak’’, tha ajo.
Moszbatimi i kontratave kolektive është arsyeja kryesore e ngritjes së numrit të lëndëve civile të pranuara nga gjyqësori. Sipas IKD-së, kjo jo me fajin e gjyqësorit, por të Qeverisë që nuk ndau buxhet për implementimin e këtyre kontratave, duke detyruar përfituesit që të drejtat e veta t’i realizojnë në rrugë ligjore, duke e ngarkuar gjyqësorin me lëndë dhe duke e dëmtuar buxhetin me shpenzime procedurale.
Mërlaku shtoi se për të marrë epilog një lëndë civile, vetëm në shkallë të parë, qytetarët duhet të presin gjithsej 3.8 vite kurse, mesatarja e kohëzgjatjes së trajtimit të lëndëve nga Gjykata e Apelit është 1.7 vite.
Gjykatat themelore dhe degët e tyre gjatë vitit 2022 kanë pasur në punë lloje të ndryshme të kontesteve, duke përfshirë kompensimin e dëmit, kontestet familjare, të punës, shpifje dhe fyerje, konteste që rrjedhin nga kontratat kolektive etj.
Sipas të dhënave të KGJK-së, gjykata më e ngarkuar me lëndë del të jetë ajo e Prishtinës me një total prej 32 mijë e 453 lëndë, ndërsa gjykata më e pak e ngarkuar del të jetë, Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Zubin Potok me gjithsej 39 lëndë në punë.
“Sipas llogaritjeve të KGJK-së, të bëra në bazë të një formule të Komisionit Evropian për Efikasitet të Drejtësisë (CEPEJ), mesatarja e kohëzgjatjes së lëndëve të zgjidhura vetëm në shkallë të parë është 1,415 ditë. Kjo i bie se për të marrë epilog një lëndë civile, vetëm në shkallë të parë, qytetarët duhet të presin gjithsej 3.8 vite. Sipas të njëjtës formulë, mesatarja e kohëzgjatjes së trajtimit të lëndëve nga Gjykata e Apelit është 638 ditë apo 1.7 vite. Kështu, në total, kohëzgjatja e një lëndë civile nga momenti i parashtrimit në gjykatë e deri në momentin kur e njëjta përfundon në Gjykatën e Apelit është gjithsej 5.5 vite. Mesatarja e përgjithshme e kohëzgjatjes së lëndëve gjyqësore qartazi flet për një trajtim të lëndëve gjyqësore civile brenda një afati jo të arsyeshëm kohor. Në këtë drejtim, IKD ka gjetur se kanë ndikuar shumë faktorë, duke nisur nga keqadministrimi i institucioneve administrative dhe performanca e gjykatave, e edhe administrimi jo adekuat i drejtësisë”, tha Mërlaku.
Edhe më rëndë situata duket të jetë te kohëzgjatja e trajtimit të lëndëve lidhur me çështjet pronësore në shkallë të parë e që IKD thotë se është 9 vite e 3 muaj.
Nuraje Bllaca, hulumtuese në IKD, tha se gjetjet tregojnë se kohëzgjatja në trajtimin e këtyre rasteve paraqet zvarritje të veçantë përtej zvarritjes së përgjithshme.
“Zvarritja në këto raste është një zvarritje më specifike se zvarritja në përgjithësi e rasteve për arsye se mesatarja e trajtimit të rasteve pronësore del të jetë 9 vite e 3 muaj në shkallë të parë krahasuar me rastet që dalin nga kontratat kolektive, nga analizimi i 20 aktgjykimeve të tilla del të jetë mesatarja e trajtimit 1 vit e 7 muaj. Kjo diferencë e madhe bën që sistemi i drejtësisë në vitin 2022 të anashkalojë trajtimin e rasteve pronësore dhe të fokusohet në rastet e kontratave kolektive”, tha Bllaca.
Bllaca shtoi se edhe Gjykata e Apelit nga 20 aktgjykime 14 raste ka kthyer në rigjykim dhe rigjykimi i rasteve dhe kthimi në rivendosje dhe rigjykim bën që të ketë një zvarritje më të madhe të rasteve pronësore.
“Mesatarja nga vendimi i shkallës së parë në vendimin e shkallës së dytë si Gjykata e Apelit ka qenë 3 vite e 5 muaj mesatarja kurse 7 vite e 8 muaj del të jetë nga parashtrimi i padisë në raste pronësore deri te një vendim i shkallës së dytë por pa e përmendur fare rastin e procedurës së kthimit në rigjykim”, tha Bllaca.
Raporti i prezantuar është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë që Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i ka bërë drejtësisë civile në Kosovë.
IKD ka monitoruar gjithsej 492 seanca gjyqësore të natyrës civile vitin e kaluar. Prej tyre, 401 seanca janë mbajtur, derisa 91 të tjera janë shtyrë. Shprehur në përqindje, i bie se 81.5% e seancave gjyqësore civile janë mbajtur kurse 18.5% e tyre janë shtyrë.
Arsyeja më e madhe e shtyrjes së seancave gjyqësore del të jetë mungesa e paditësit (37 raste), pasuar nga mungesa e të paditurit (35 raste). Por, në jo pak raste, edhe vet gjykatësit kanë qenë arsyeja pse seancat gjyqësore në rastet civile janë shtyrë.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...































