Lajme

“Rinia largohet, Rozeta pasurohet”, të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik para MINT

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 02 August 2023

Aktivistë të Rinisë Demokratike të Kosovës kanë organizuar aksion simbolik te Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ky aktivitet i aktivistëve vjen pas përgjimeve që kanë rrjedhur, ky dyshohet se zyrtarë të kësaj ministrie janë të përfshirë në një skandal që ka të bëjë me blerjen e mallrave në rezervën shtetërore, raporton Klan Kosova.

“Vaji dhe Polonia, si Rozeta e hajnia!”; “Rinia largohet, Rozeta pasurohet”; “Ju me zemër, na pa bukë!” – janë disa nga parullat e aksionit të sotëm të RDK-së.

-Advertisement-

Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu ka thënë se MINT në krye me ministren Rozeta Hajdari deri tani ka shpërfaqur vetëm keqmenaxhim e abuzim të parasë publike.

“Përgjimet që lidhen specifikisht me vajin dhe sheqerin dëshmojnë se kjo ministri ka blerë vaj dhe sheqer me vlerë mbi 300 mijë euro prej një kompanie polake. Paret i kanë dhënë, por vaji, sheqeri e gruri nuk janë kërkun.  Ne po e zhvillojmë këtë aksion simbolik, sepse kjo ministri në krye me Rozetën nuk ka treguar rezultat deri më tani, por vetëm keqmenaxhim e abuzim të parasë publike”, theksoi Salihu.

Këta aktivistë kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Rozeta Hajdarit dhe kanë kërkuar nga organet e rendit t’i hetojnë këto përgjime.

“Po shihet qartë që Qeveria Kurti me skandalet e saj të njëpasnjëshme nuk e ka prioritet rininë. Andaj, ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Rozeta Hajdarit dhe kërkojmë nga organet e rendit t’i hetojnë këto skandale korruptive”, tha Salihu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera