“Demokracia vdes në errësirë”, krejt çka ndodhi në protestën e sotme në mbështetje të Klan Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 31 July 2023
Sot u mbajt protesta e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me moton “Demokracia vdes në errësirë”.
Protesta erdhi si revoltë ndaj pezullimit të certifikatës së biznesit për Klan Kosovën nga ana e Ministrisë së Tregtisë.
Në lidhje me protestën, anëtarja e bordit të AGK-së, Pranvera Behluli, është shprehur se ky asociacion, e konsideron si politik vendimin e MINT-it.
“Është një rast i paprecedent që ka ndodhur që nga paslufta, dhe duhet ta kundërshtojmë pasi është kundër demokracisë”, ka thënë Behluli.
“Ne i kemi ftuar të gjithë kolegët e mediave. Por, na ka përkrahur edhe shoqëria civile. Por, nuk është e rëndësishme pjesëmarrja, sa është qëllimi i kësaj proteste për t’i treguar qeverisë se nuk do të mund ta mbyllin një media në Kosovë, apo t’i frikësojnë mediat e tjera”, tha Behluli.
Shkrimtari Azem ishte pjesë e protestës, dhe bëri një krahasim të këtij rasti me një në Ugandë.
“Ka rëndësi të mjaftueshme, që t’i bashkohem duke mos qenë punëtor i sektorit medial, kjo është taktikë e njohur, asnjë shtet nuk është bërë shtet diktatorial brenda natës, është logjik e Ugandës, Idi Amini, thoshte ‘unë garantojë për lirinë e shprehjes, por nuk garantojë se çka ndodhë pas saj’.
Edhe drejtorja ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, i është bashkuar protestës në mbështetje të Klan Kosovës.
Ajo ka thënë që si pjesë e shoqërisë civile kanë dalë në mbrojtje të lirisë së fjalës së lirë.
“S’ka mundësi me pasë një demokraci të mirëfillte nëse s’ka media të lira”, ka thënë Rogova.
“Edhe ne si shoqëri civile gjithmonë kemi dalë në mbrojtje të lirive të ndryshme, edhe kësaj radhe edhe lirinë e fjalës së lirë”.
“Mendoj që mediat janë të parat ato që neve gjithë kësaj kohe si rrjet i grave tash po flas, gjithë kësaj kohe media ka qenë zëri ynë te qytetarët për mesazhe të ndryshme”.
“Prandaj, me mbylljen e mediumeve vdes demokracia, vdes komunikimi me qytetarët, prandaj jemi këtu edhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në mbrojtje të lirisë së fjalës së lirë”.
Ehat Miftaraj nga IKD, ka qenë po ashtu pjesë e protestës ku ka thënë që ligji është i qartë, e që Komisioni i Pavarur për Media që licencon dhe jo sipas tij, Qeveria apo ministria.
“Ligji është i qartë, Komisioni i Pavarur për Media që licencon dhe që ka të drejtë t’ua merr licencën kur i shkelin ligjin i shkelin kushtet e përcaktuar me ligj. Nuk është qeveria, si Ministria e Industrisë të marrë licenca dhe të mbyll media”, u shpreh Miftaraj.
Kryeredaktori i televizionit T7, Arsim Lani, ka qenë një nga pjesëmarrësit në protestën e sotme të thirurr nga AGK-ja si shenjë revolte ndaj vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Ai tha qeveria e tanishme për tre vjet ka tentuar t’i kontrollojë mediat, e që nuk e ka arritur, por sipas tij, tash e ka gjetur një formë tjetër, të cilën e cilësoi si shumë më të keqe për t’i mbyllur mediat, teksa shtoi se “as këtë qëllim nuk do ta mbërrij”.
“Përpjekjet janë shumë të mëdha, ku pashë shumë postime të deputetëve të pozitës, të cilët ndonjëherë janë edhe banale, por nuk do ta arrijnë qëllimin”.
“Kur po dëgjoj kur po thonë “me respektu Kushtetutën”. Kush po kërkon, këta njerëz që nuk e kanë respektu shtetin e Kosovës, s’e kanë njohur shtetin e Kosovës, këto institucione e këto simbole”, tha Lani.
Anëtari i bordit të AGK-së, Naim Sadiku, ka thënë se ky asociacion e ka organizuar protestën e sotme për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me vendimin e MINT-it për licencën e Klan Kosovës.
Sadiku tha se AGK-ja, vendimin e MINT-it e sheh si një vendim të qëllimshëm politik dhe si një ndërhyrje në lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes.
“Gazetarët janë përballur me një fushatë të egër të partisë në pushtet dhe në këtë kohë denoncojmë këtë gjuhë ndaj mediave”.
“Si AGK, kërkojmë nga gjykata që ta trajtojë rastin e Klan Kosovës në mënyrë të drejt, duke mos u ndikuar nga politika”, tha Sadiku.
Ndërkaq, gazetari Valon Syla ka potencuar që me Klan Kosovën janë të gjitha mediat, teksa vendimin e fundit, ai thotë se janë kapërcyer të gjithë kufijtë.
“Një pjesë e gazetarëve, dhe e mediave, pas skandaleve të fundit me përgjime dhe sanksioneve të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krejt lufta e qeverisë e Albin Kurtit me media, është njëfarë tendence për tërheqje të vëmendjes, por nuk më duket ashtu. Këtu janë duke u kaluar të gjithë kufijtë, janë Republika, qeveria e Kurtit është duke u sjellë si regjim është kundër lirive të drejtave themelore të njeriut, është kundër fjalës së lirë”, u shpreh Syla.
Protestës iu bashkëngjit edhe mërgimtari Medi Zullufi nga Suedia i cili tha se e shtyu kthimin në Suedi për të qenë pjesë e protestës.
“Unë kam pasë me udhëtu dje masdite, por sapo mora lajmin se do të protestohet për mbylljen e Radiotelevizionit Klan Kosova që osht një shtëpi e madhe informative për të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në botën perëndimore. Edhe këtu e ndiva obligim të marrë pjesë”, ka thënë Zullufi.
“Ma kujton para 35 vjetësh, nashta nuk osht data e sigurt, kur kemi protestu kundër mbylljes së Rilindjes, e kjo ma kujton edhe sot”.
“Kulmi i demokracisë botërore o liria e fjalës. Nuk cenohet e drejta e shprehjes, e ki lirinë e shprehjes, ti ki të drejtë me e shpreh mendimin tënd”.
Të tjera
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...