“Jam me fat që jam gjallë”/ Madonna reagon për herë të parë pas shtrimit në spital! Nis turneun në tetor
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 31 July 2023
Një muaj pasi mbretëresha e popit, Madonna, u shtrua në ICU për shkak të një infeksioni bakterial, gjëndja e saj shëndetësore është duke u përmirësuar dhe njerëzit e saj të afërm e ndihmojnë të rimarrë veten.
“Dashuria nga familja dhe miqtë është ilaçi më i mirë”, shkroi Madonna në një postim në Instagram të dielën, duke shfaqur një seri fotosh me dy nga gjashtë fëmijët e saj.
Si nënë, është e lehtë të “kapesh pas të fëmijëve të tu për të plotësuar gjithçka për të cilën ata kanë nevojë”, tha Madonna. Megjithatë, pasi ajo u sëmur vuri re gjithë ky kujdes i shtuar ndaj fëmijëve, iu kthye dyfish. “Fëmijët e mi u shfaqën, ishin vërtet aty për mua”- tha Madonna, duke I konisderuar ata forca që ajo të rimerrte veten.
“Unë pashë një anë të tyre që nuk e kisha parë kurrë më parë. Ai bëri të gjithë ndryshimin”, shtoi ajo.
Madonna ndan një vajzë, Lourdes Leon, me Carlos Leon dhe një djalë që quajtur Rocco Ritchie, me regjisorin Guy Ritchie. Ajo është gjithashtu nënë e katër fëmijëve të birësuar – David Banda, Chifundo “Mercy” James dhe binjakëve Stella dhe Estere.
Në mesazhin në rrjetet sociale, Madonna shprehu gjithashtu mirënjohje për mikun dhe menaxherin e saj prej shumë kohësh, Guy Oseary, i cili i dhuroi asaj një Polaroid të Keith Haring “duke veshur një xhaketë me fytyrën e Michael Jackson të pikturuar në të”; veshje për të cilën mbretëresha e popit tha se ishte rrëmbyer nga Andy Warhol.
Madonna tha se qau kur mori dhuratën e Oseary sepse aty e kuptoi se sa me fat është që është gjallë. “Dhe sa me fat jam që i kam njohur këta njerëz dhe kaq shumë të tjerë që tashmë janë shuar”- tha Madonna.
Oseary njoftoi në qershor se Madonna ishte në ICU pasi zhvilloi një “infeksion të rëndë bakterial”. CNN më vonë raportoi se këngëtarja e “Vogue” u lirua nga spitali disa ditë më vonë, duke u dërguar për rikuperim në shtëpi.
Në fillim të këtij muaji, fituesja e Grammy-t njoftoi se po e riplanifikonte fillimin e turneut të saj ndërkombëtar “Celebration” për në tetor.
“Faleminderit engjëjve të mi që më mbrojtën dhe më lanë të qëndroj për të përfunduar punën time”, përmbylli kështu postimin e saj të dielën.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...



































