Para protestës së gazetarëve, Basha: Krejt do të pastrohen, me Albin Kurtin ka rregull e ligjshmëri
Autori: Gazeta inFokus
09:24 | 31 Korrik 2023
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar sot rreth protestës së thirrur nga AGK, në kundërshtim të mbylljes së mediumit Klan Kosova. Pas një postimi të gjatë mbrëmë në Facebook, ku tha se kjo protestë veç me liri të shprehjes nuk ka të bëjë, sot ai ka dalë me një tjetër postim.
Sot ai ka shkruar se “kisha pas qef me ditë, kush është duke i sponzorizu pankartat që kanë m’i mbajtë sot gazetarët!”
Postimi i plotë:
Unë e kuptoj opozitën duke i pri protestës, sepse këta moti kanë kumari me Devollë, edhe meqenëse nuk po kanë kauzë, mezi presin mu kap te dikush për bishti mos po iu dhez.
Mirëpo duhesh me pas një zor t’madh si gazetar me i dal n’mbrojtje Devollëve! Edhe pse plotë gazetarë janë aty se shefat ju kanë thanë me dal, sepse mos me dal i ndëshkojnë! Këta shefat që na ligjërojnë për liri e barazi
Tash para se mu nis, secili prej jush ia ka borxh vetes një pyetje: 𝐊𝐮𝐣𝐧𝐚 𝐦’𝐢 𝐛𝐞𝐬𝐮, 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢𝐭 𝐚𝐩𝐨 𝐃𝐞𝐯𝐨𝐥𝐥ë𝐯𝐞?!
Devollëve që në bashkëpunim me politikanë kriminalë dikur kanë përvetësu terminale doganore dhe janë ba milionerë si pasojë?
Apo Qeverisë së Albin Kurtit që po ia merr këto terminale Devollëve dhe po ia kthen shtetit?
Devollëve që në bashkëpunim me politikanë kriminelë kanë pas monopol të homologimit, dhe kanë ba miliona tjera si pasojë,
Apo Qeverisë së Albinit që ia ka hjek homologimimin Devollëve!
Devollëve që në bashkëpunim me politikanë kriminelë ia kanë zhvatë Telekomit me miliona euro përmes Z-Mobile, deri e dërgun në falimentim!
Apo Qeverisë Kurti që e ka kthy në jetë Telekomin, nga 26 milionë humbje në vit sa e kemi gjetë!
Devollëve që nuk deklarojnë pronësi dhe përdorin njerëz me pasaporta të Serbisë me mashtru e manipulu shtetin e Kosovës!
Apo Qeverisë së Albin Kurtit që e mbron shtetin e Kosovës ndaj mashtruesëve e manipuluesëve!
Megjithatë, kjo Qeveri nuk ndalet, sepse siç e potencoj edhe Ministrja Hajdari, janë gjet edhe 48 biznese të regjistrume që i kanë qytetet e Kosovës të paraqitura si qytete të Serbisë, dhe KREJT DO TË PASTROHEN. Sovrani ka fol, tash me Albin Kurtin ka rregull e ligjshmëri, pra veç Republikë të Kosovës, kurse Serbi veç te Vuçiqi.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
































