Lajme

Vushtrri, kapet mall i kontrabanduar nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 27 July 2023

Policia e Kosovës, konkretisht njësitë reaguese të Stacionit Policor në Vushtrri, me datën 26 korrik 2023, rreth orës 23:00, pas pranimit të informacionit inteligjent nga njësitë policore kufitare, kanë arritur të ndalojnë kamionin me vozitës të dyshuarin mashkull serb kosovar.

Vozitësi i dyshuar pas kontrollit nga zyrtarët policorë është konstatuar se nuk kishte dokumentacion, kurse malli dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia.

Pas realizimit të kontrollit në kamion kishte të ngarkuara pemë:

-Advertisement-

⦁ pjeshkë 4200 kg,
⦁ nektarinë 3500 kg,
⦁ dardhë 1650 kg,
⦁ kumbull 1450 kg dhe
⦁ kajsi 800 kg

Rasti në fjalë është trajtuar nga Njësia e Hetimeve në Lluzhan, ku është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim me mall’.

Pas përfundimit të procedurave, me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, kurse kamioni është sekuestruar dhe është​ dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera