Trajkoviq: Serbët e veriut duhet t’i pranojnë policët e rinj të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
14:47 | 27 July 2023
Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, që aktualisht është këshilltare e Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, në Qeverinë e Kosovës, thotë se serbët e veriut duhet t’i pranojnë policët e rinj, që janë serbë të komunave të tjera të Kosovës.
Trajkoviq ka thënë se është e rrëzikishme që qytetarët serbë të veriut të mos i pranojnë për mbajtës të rendit serbët e qyteteve tjera të Kosovës, të cilët janë rekrutuar së fundmi.
“Duke refuzuar pranimin e policëve serbë të Kosovës nga pjesët tjera të Kosovës, serbët në veri po forcojnë argumentin malinj se si komunitet nuk e përkrahin sundimin e ligjit. Është e rrezikshme. Veriu duhet të ketë një forcë policore që pasqyron përbërjen etnike të komunitetit shumicë në mënyrë që ligji të zbatohet efektivisht”, ka shkruar Trajkoviq.“Serbët që punojnë në Policinë e Kosovës nuk janë më pak serbë se vëllezërit e tyre në veri dhe ata duhet të pranohen si vëllezër. Nëse veriu mund të toleronte për vite me radhë njerëzit e pushtetshëm vendas “të tij”, të cilët persekutonin disidentët në mënyrë të papërgjegjshme (dhe deri në shfarosje), çfarë i shqetëson ata me këta njerëz”, pyet ajo.
Sipas saj, serbët e veriut duhet ta shfrytëzojnë vëmendjen e ndërkombëtarëve për të marrë vendim për të ardhmen e tyre.
“Serbët në veri duhet të marrin një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tyre: duan të ndërtojnë jetë normale për veten e tyre në Kosovë apo vazhdojnë të ndjekin ata që i sollën në këtë situatë? Ata aktualisht kanë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe është e rëndësishme që më në fund ta përdorin këtë vëmendje me mençuri dhe saktësi”, thuhet në reagimin e Trajkoviqit.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































