Rozë

FOTO: U puth në buzë me shoqen e ngushtë, Kylie Jenner ‘thyen’ heshtjen: Na pëlqen që të…

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 27 July 2023

Pas puthjes në buzë me shoqen e saj të ngushtë në rrjet qarkulluan lajme se modelja e njohur Kylie Jenner është lezbike.

Mirëpo së fundi gjatë një interviste për emisionin “The Kardashians”, ajo ka sqaruar njëherë e mirë se si qëndron e vërteta.

Kylie tha se nuk është në një lidhje dhe as nuk ka një pëlqim për shoqen e saj më të ngushtë Anastasia Karanikolaou, teksa tregoi se vajzat kishin pirë alkool dhe po argëtoheshin së bashku dhe iu ka pëlqyer që të shkëmbejnë një puthje me njëra-tjetrën.

-Advertisement-

“A nuk është kaq qesharake që të gjithë mendojnë se ne po takohemi këto ditë? Kur ia kalojmë mirë së bashku dhe pijmë pak alkool dhe na pëlqen që të puthemi me njëra-tjetrën?”, u shpreh Kylie.

Teksa shtoi: “Pse njerëzit mendojnë se është kaq e çuditshme, të puthemi së bashku, sikur jemi të fiksuar pas njëri-tjetrit? Të gjitha komentet e mia ishin: ‘Ne e dimë që ju po bëni seks’”.

Ndër të tjera Kylie u shpreh se nëse do të ishte lezbike do të tregonte, ndërsa shtoi se ajo dhe Anastasia janë shoqe me njëra-tjetrën që në moshën 12 ose 13-vjeçare.

“Ne nuk jemi lezbike. Do të doja të ishim. Unë dhe Anastasia jemi shoqe të ngushta që në moshën 12 ose 13-vjeçare. Ajo është padyshim mikja ime më e vjetër. Ne jemi rritur bashkë, kemi kaluar kaq shumë së bashku dhe ajo është si një motër për mua”, u shpreh ylli televiziv duke i mohur kështu zërat se vajzat janë në një lidhje së bashku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera