U zhduk në 2019, gjendet pas katër vitesh vajza nga Arizona/ Nëna e saj: Mrekullitë ndodhin!
Autori: Gazeta inFokus
11:12 | 27 July 2023
Një vajzë nga Arizona, e cila u zhduk gjatë një nate, vetëm disa ditë para ditëlindjes së saj të 15-të, katër vjet më parë, është gjetur e sigurt disa shtete larg.
Alicia Navarro, tani 18 vjeç, hyri në një stacion policie në një qytet të vogël Montana, 40 milje nga kufiri kanadez dhe u identifikua si adoleshentja që ishte raportuar e zhdukur në shtator 2019, tha policia e Glendale.
“Alicia Navarro është gjetur. Ajo është e sigurt, e shëndoshë dhe e lumtur”, tha Zyrtari i Komunikimeve për Sigurinë Publike të Glendale, Jose Santiago gjatë një konference për shtyp.
Adoleshentja e cila është autike, u largua nga shtëpia e saj në Glendale natën e 15 shtatorit 2019, vetëm 14 vjeç.
Prindërit e saj, të cilët ishin në gjumë kur ajo u largua nga shtëpia, gjetën një shënim të shkruar me dorë nga vajza e tyre ku shkruhej: Do të kthehem, ju betohem, më vjen keq!
Më pas nuk u dëgjua më për të, deri këtë javë. Navarro hyri vetë në departamentin e policisë lokale në Montana dhe kërkoi që të hiqej nga lista e fëmijëve të zhdukur.
Departamenti njoftoi policinë e Glendale, e cila konfirmoi identitetin e saj dhe kontaktoi familjen e adoleshentes për t’i bërë të ditur se ajo u gjet e sigurt.
Navarro më pas u takua me nënën e saj, e cila nuk hoqi dorë kurrë nga kërkimi i vajzës së saj. 18-vjeçarja donte që nëna e saj ta dinte se ajo ishte mirë dhe kërkoi falje për dhimbjen që shkaktoi, duke mos ditur se ku kishte qenë për katër vitet e fundit apo edhe nëse ishte gjallë.
Nëna e saj, Jessica Nuvez në një video të publikuar në “Facebook”, e quajti mrekulli gjetjen e vajzës së saj katër vjet pas zhdukjes.
“Për të gjithë ata që u mungojnë të dashurit, dëshiroj që ta përdorni këtë rast si shembull. Mrekullitë ndodhin. Mos e humb kurrë shpresën dhe lufto gjithmonë”, ka thënë ajo.
Nunez tha se nuk kishte detaje rreth zhdukjes së vajzës së saj, por tha se gjëja e rëndësishme është që ajo është gjallë.
Policia e Glendale tha se po heton sesi adoleshentja arriti në Montana dhe me kë ka jetuar për katër vitet e fundit, pasi shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Ata thanë se Navarro doli nga shtëpia e saj me dëshirën e saj dhe po bashkëpunon me autoritetet. Ajo gjithashtu i tha policisë se askush nuk e ka ngacmuar ndonjëherë ndër vite.
Vajza aktualisht qëndron në Montana dhe mund të vijë e të shkojë sipas dëshirës. Ajo kërkon të ketë liri në mënyrë që të vazhdojë me jetën e saj.

T� tjera
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...
-
Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragj...
-
Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një ...
-
Specialja lejon publikimin me më pak redaktime të dëshmive të 10 dëshmitarëve në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës
Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në ren...
-
I jepet sot lamtumira e fundit Arlinda Zekajt
Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomir...
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...






























