Fokus

Ganimete Musliu e ashpër me Hekuran Muratin: Është skandal në vete

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 25 July 2023

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër ministrat e Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

Këto kritika, deputetja i bëri në Podcast me Shkelzen Dakaj, ku për ministrin e Financave, Hekuran Muratin dha deklarata të ashpra.

Sipas, Musliut ministri Murati është skandal në vete dhe nuk e ka vendin ne Qeverinë e Kosovës.

-Advertisement-

“Ministri i Financave është skandal në vete, skandal në vetë është ai. Ju e keni pa i kanë dalë edhe deputet e vetë kundër në shumë mbledhje edhe të komisionit. Një ministër i cili çohet dhe i quan veteranët mercenarë, ai nuk e ka venin në Qeverinë e Kosovës. Një ministër i cili luftën maratonike e shekullore të Kosovës për liri e tkurr në tre muaj, ai veç nderë Kosovës nuk i bën, as nuk i shërben, ai ia shërben dikujt tjetër. Një ministër i cili e varfëron shtetin dhe qytetarin e vet, ai ministër se ka venin e vet aty”, ka deklaruar Musliu./Gazeta Infokus/

Ndiqeni deklaratën e plotë të deputetes:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera