“Xavi nuk ka nevojë për recetat e mia”, Gundogan: Barça luan për Champions League
Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 25 July 2023
Ilkay Gundogan përgatitet që në moshën 32-vjeçare të nisë një nga eksperiencat e tij më të rëndësishme të karrierës teksa u transferua nga Manchester City për te Barcelona.
Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, mesfushori është i qartë për objektivat e tij personalë, por edhe për ato të skuadrës teksa shprehet se Barça është e detyruar të ketë si objektiv trofeun e Champions League. Nga ana tjetër, Gundogan shtoi se mezi pret të luajë me një si Pedri përkrah, duke qenë se bëhet fjalë për një futbollist shumë të talentuar.
“Fjala më e mirë që mund të më përshkruaj mua si futbollist është “përshtatje”. Unë jam një lojtar që luaj në shumë pozicione, edhe te City kam mbuluar shumë role në fushë. Luaj si numër 10, si sulmues fals dhe mesfushor. Besoj se një trajner i vlerëson shumë këto cilësi. Këtu te Barcelona ka një lojtar me të cilin mezi pres të luaj. E kam fjalën për Pedrin, është kaq i ri dhe kaq i talentuar. Ai ka shumë potencial. Luajmë pak a shumë në të njëjtin rol dhe pres që në shumë ndeshje të jemi pranë njëri-tjetrit për të kombinuar. E njëjta vlen edhe për De Jong.
Trajneri Xavi? Dallohet që është i së njëjtës shkollë si Guardiola. Sigurisht, Guardiola ka pasur shumë ndikim në lojën e Xavit dhe është normale. Por, është mbi të gjitha është edhe shkolla e Barcelonës që si parim ka zotërimin e topit, gjetjen e hapësirave, lojën inteligjente dhe të mos humbasësh kurrë topin. Janë gjëra të ngjashme edhe me atë që praktikoja te City ndaj e kam të lehtë të përshtatem.
Sa i përket Champions League, Xavi nuk ka nevojë për “recetat” e mia, është përgjegjësia e këtij klubi që të luftojë për ta fituar këtë kompeticion. Unë fitues i Topit të Artë? As që e mendoj, është një garë mes Erling Haaland dhe Lionel Messi. Nuk shoh askënd tjetër më favorit se ata të dy, ishin autorë të një sezoni të shkëlqyer dhe kanë fituar tituj të rëndësishëm. Mendoj se një prej të dyve e meriton, por jam i lumtur që nuk vendos unë në këtë rast”, u shpreh Gundogan.
Të tjera
-
Promovohet sot romani `Oj Kosova ime` i autores gjermane Mechthild Henneke
Sot, do të promovohet romani i autores gjermane Mechthild Henneke me titullin...
-
Me disiplinë e vendosmëri, kadetët e FSK e përfundojnë marshimin 12.8 kilometërsh
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kadetët e Forcës së Sigur...
-
Shefi i ri i KE-së pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme, për shkak të agjendës Osmani delegon ftesën te institucionet tjera
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, javën e ardhshme pritet ...
-
Në Zubin Potok hapet një urë për këmbësorë, u ndërtua nga KFOR-i
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë n...
-
Seanca plenare e NATO-s: Kosova ishte pjesëmarrëse – delegacionit serb iu refuzuan vizat, shkak dyshohet të jetë rreshtimi nga ana e Rusisë
Delegacioni serb nuk mori pjesë në seancën e 70-të të Asamblesë Parlamentare ...
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të...
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...