Lajme

Gazetari shqiptar: Shpenzova 2500 euro në Durrës për 6 netë, çmimet s’ishin të larta

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 24 July 2023

Gazetari nga Presheva, Dashnim Hebibi tha se ka harxhuar 2500 euro për 6 netë në Durrës.

Sipas tij çmimet ishin të kënaqshme. Hebibi jeton dhe punon në Zvicër, ndërsa zgjedh gjithmonë Shqipërinë për pushimet e tij të verës, por ajo që e shqetëson është papastërtia dhe fakti që qytetarët nuk e respektojnë turizmin.

“Çmimet thonë se janë të larta, por nuk ishin. Unë kam drekuar dhe darkuar në një restorant të jashtëzakonshëm, shumë të mirë, edhe në hotel, por dhe në një restorant tjetër. Përafërsisht, plus, minus, 2500 euro kam harxhuar për 6 net. Domethënë 150-200 euro ka shkuar dita, pa lojërat e çunit me ato makinat, e lojëra të tjera,” – u shpreh Hebibi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera