Papa kërkon veprime urgjente nga bota kundër ndryshimeve klimatike
Autori: Gazeta inFokus
14:25 | 23 July 2023
Papa Françesku ka thënë të dielën se valët e fundit të të nxehtit në shumë pjesë të botës, dhe përmbytjet në vendet si Koreja e Jugut, kanë treguar se nevojiten më shumë veprime urgjente për të luftuar ndryshimet klimatike.
“Ju lutem, ua përsëris thirrjen time udhëheqësve botërorë të bëjnë diçka më konkrete për të kufizuar emetimet ndotëse”, ka thënë papa më 23 korrik, në fund të një adresimi para turmave në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.
“Është sfidë urgjente, nuk mund të shtyhet, i prek të gjithë. Le ta mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët”, është shprehur ai, raporton Reuters.
Françesku i ka bërë thirrje botës të heqë dorë sa më parë nga karburantet fosile, dhe e ka bërë mbrojtjen e mjedisit objektiv kyç të papatit të tij
Ai ka thënë më 2015, në enciklikën e tij “Ti qofsh lëvduar o Zot”, se planeti “ka nisur t’i ngjasojë gjithnjë e më shumë një grumbulli të madh mbeturinash”.
Të dielën, papa ka shprehur solidaritetin e tij me ata që po vuajnë nga kriza klimatike dhe me ata që po u ndihmojnë atyre.
Disa pjesë të jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë goditur nga një valë rekorde e të nxehtit, përderisa temperatura ekstreme janë regjistruar edhe në Kinë dhe në Evropën jugore, përfshirë Italinë dhe Greqinë.
Një zjarr i egër në ishullin grek të Rodosit detyroi mijëra turistë dhe banorë të strehohen në shkolla dhe në stadiume të mbyllura, të dielën, pasi ata u evakuuan nga fshatrat dhe qendrat pushimore bregdetare. /REL

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































